Blogu

A do të vazhdon edhe mëtej si deri tani..?!

Jeta komunikon gjithmonë me ne. Jeta flet me gjuhën e saj. Ajo nuk ka gjithmonë fjalë të ëmbla, por shpesh na pregatit edhe „kurthe“! Me kalimin e kohës, këto kurthe mund të bëhen ose tmerri i jonë ose mësime shëruese për ne. Por kjo para së gjithash mvaret nga ajo se çfarë QËNDRIMI marrëm dhe çka bëhemi gjatë këtij RRUGËTIMI. Ajo që është shumë e rëndësishme në jetën tonë është se çfarë NJERIU do të bëhemi? Kur shtiremi dhe „aktrojmë“ se jemi diçka që nuk jemi, kjo atëherë jo vetëm që është e dëmshme për të tjerët, por shumë më shumë edhe për veten tonë. Duke vepruar kështu ne e refuzojmë veten dhe kjo në vazhdim çon drejt mospranimit të vetes, mungesës së dashurisë ndaj vetes dhe mungesën e respektit ndaj asaj që je. Nëse nuk e çmon dhe respekton veten tënde, ti atëherë bën një veprim të shëmtuar në jetë. Kjo pastaj bëhet edhe shkaktari kryesorë i të gjitha vështirësive dhe kokçarrjeve që mund të krijosh në jetën tënde.

Kur njerëzit janë të mbingarkuar nga shtirja e tepruar, ato me të vërtetë harrojnë se kush janë dhe kjo pastaj e vështirëson edhe më tepër mundësinë për të bërë një KTHESË në drejtim të vetvetes.

Megjithate disa e arrijnë këtë, por e mira është që të dihet se kjo është e mundshme për secilin! Ajo që mund të shërbejë si hapi i parë është të mendosh se kush je me të vërtetë dhe sa nga ajo që ti bën çdo ditë, a ka të bëjë me të vërtetë me ty. Ajo që bën ti tani, janë ndoshta idetë e huaja për ty dhe jetën tënde se si duhet jetuar, punuar, si duhet të dukesh, si të vishesh, si të mendosh apo si të flasësh?!. Ti ndoshta do doje të jetoje dhe veproje ndryshe, apo jo?!

Nëse këto janë ide të huaja për jetën tënde, unë atëherë të pyes ti TANI: Deri kur kështu? Edhe sa gjatë do të pranosh idetë e huaja sikur me qenë të tuat?!

Mendo pak edhe për këtë! Gjithçka fillon me të menduarit dhe mos e dorëzo këtë në duart e të tjerëve. Kjo është përgjegjësi individuale e secilit.

Ajo që je TI sot është rezultat i asaj se si ke menduar dhe vepruar deri tani ose si kanë menduar dhe vepruar të tjerët për ty dhe me ty. Poashtu edhe ajo që do të bëhesh nesër, do të jetë rezultat i asaj se si ti sot mendon dhe vepron.

Ose ndoshta ti do ta lë këtë në duar të të tjerëve !!

Megjithate, edhe me njërën, edhe me tjetrën do të ketë një rezutati!

Por, çfarë rezultati?!

Me shumë respekt.

Sheki Useini – NATHAN

Tetovë / 07.10.2018

Post a comment