Blogu

A mendon më tepër për PROBLEMIN apo për ZGJIDHJEN?!

Të jetosh do të thotë të mësosh. Të gjitha problemet janë “detyrë e jetës”, të cilat në vete përmbajnë edhe dhuratat e caktuara. Mua më pëlqen të them se problemi është mbështjellësi i jashtëm i çdo dhurate. Sa më i madh është problemi, aq më e madhe është edhe dhurata pastaj!

Megjithate, ajo që me të vërtetë shpesh duket tejet e pakuptimtë është se shumica e njerëzve varrosen në problemet e tyre dhe nuk mund të çlirohen prej tyre. Ne kemi të gjithë probleme, “dhurata të mbështjellura” ose “detyra të jetës” dhe kjo nuk është asgjë e re dhe as aq keqe. Por e keqja rritet atëherë kur ti fillon të fundosesh në problem dhe kjo pastaj e bën situatën edhe më të keqe. Bile kjo e bën shpesh situatën edhe më të keqe se sa që ajo është në realitet.

Por tani le të bëhemi pak më të qetë, më racional dhe të pyetemi se çka është ajo e vetmja që ti duhet bërë kur ke një problem? Ti duhet atë ta zgjidhësh, apo jo? Kur dikush më flet pandërprerë për problemet dhe vazhdon të fajësoj këtë apo atë, bile ndonjëherë edhe tërë Botën, atëherë me qëllim e parashtroj pyetjen që vijon: OK në rregull, por tregom tani si duket ZGJIDHJA për këtë problem? Jo, por problemi është ky! Në rregull pra, problemi është tanimë një FAKT dhe këtë e dijmë, mirëpo ne duhet të fillojmë me zgjidhjen e tij, tani menjëherë! Si duket zgjidhja?! Të lutem fokusoju me vetëdije të plotë te zgjidhja.

Mendo pak edhe për këtë: Ku do të arrijmë nëse e analizojmë vetëm problemin. Shpesh ne vetë jemi problemi, edhe ate shpesh here ma i madhi. Është konstatuar sipas një statistike se një njeri normal mesatarisht ka nga 4 probleme serioze në vit, apo nga katër detyra serioze të jetës në vit. Pra, në çdo tremujorë nga një problem serioz. Kjo edhe nuk është befasi nëse e pranon këtë, pra se ti do të kesh kriza këtë vit, edhe ate 4 prej tyre. Por ajo që është shumë relevante është se ku qëndron në vazhdimësi i përqëndruar fokusi jotë Problemet në fakt kërkojnë menjëherë zgjidhje dhe këtu nevojitet një qëndrim radikal: në vend që të kërkojmë vazhdimisht se kush është fajtori, pse tani, pse këtu, pse pikërisht mua të më ndodhë kjo, etj, etj; por përkundrazi përqëndrohemi në ate se si mund ta bëjmë më mire, SI MUND TË OFROJMË ZGJIDHJE? Nga ky moment ti fokusohesh vetëm te zgjidhja dhe vetëm kështu do të lëvizësh në drejtimin e duhur, pra në drejtim të zgjidhjes.

Nuk ka nevojë me javë të tëra të analizohet problemi, edhe ate me tendencë përsëritjeje dhe ekzagjerimi. Ka të tillë që të njejtat probleme “ i analizojnë” edhe tërë jetën! Këtë mund ta bëjsh nëse je ndonjë shkencëtarë, atëherë bile mund të merresh me të tërë jetën dhe të fitosh shumë para.

Sidoqoftë, ti shpërblehesh në jetë kur arrin të zgjidhësh si duhet një problem. Nëse je ndonjë ndërmarrës, bile këtu do të kisha thëne se ka efekt magjik nëse e shiqon veten si një lloj ndërmarrësi edhe pse nuk ke ndonjë firmë, paguhesh që të zgjidhësh problem dhe fokusohesh te ajo se: Si duket zgjidhja për këtë dhe si mund ta bëj më mire?

Pikërisht këtu qëndron edhe një sekret i rëndësishëm, që synoj ta shpalosi në këtë shkrim.

Nëse me të vërtetë koncentrohesh te zgjidhja e problemit dhe thua: problemi është ok, ai tani është këtu, por si duket ZGJIDHJA? Ajo që ndodhë nga ky moment është se ky qëndrim fillon të fuqizohet dhe mundësia për zgjidhjen adekuate vazhdon të rritet. Atëherë problemi bëhet automatikisht i kohës së kaluar dhe ti përqëndrohesh në zdhidhjen e tij. Ti i ndihmon problemit që ai të transferohet në të kaluarën.

Por, nëse nuk mund ta bën dhe kapesh në analiza të përsëritshme pas problemit, atëherë ai bëhet edhe më i keq, situate nuk ndryshon fare në favorin tend dhe ti vazhdon të tensionohesh edhe më tepër. Ti tani e din se kush është fajtori, sa ka kushtuar, sa ka qenë dëmi, etj, por ti e ke anashkaluar ZGJIDHJEN. Zgjidhja gjithmonë mallëngjon për ty!

Për këtë arsye puno drejtëpërdrejtë në zgjidhjen e problemit. Me vetëdije të plotë urdhëroj vetes: Mua nuk më intereson PROBLEMI – mua më intereson ZGJIDHJA!

Qëndro në brendi të zgjidhjes nëse dëshiron që ajo të rritet dhe të të shërbejë ty.

Post a comment