Unë jam Sheki Useini – NATHAN, Qenie Njerëzore me Vetëdije. Përkushtimi me entuziazëm dhe Dashuri pas Vetënjohjes, Meditimit, mënyrës së funksionimit të Vetëdijes, ligjet Univerzale si dhe hulumtimi pas parimeve themelore për një jetë të lumtur, të suksesshme dhe të përmbushur, janë fokusi primarë i hulumtimeve të mia.

Si Mendimtar i lirë, trajner i çertifikuar i meditimit, suksesit dhe motivimit, jam këtu që për ju të ofrojë mundësi dhe QARTËSI, për ndryshime pozitive në jetën e juaj, duke ju suportuar që juve të zbuloni vlerat e shumta në vetëvete, që ata pastaj ata të kultivohen edhe mëtej, në shërbim të vetes dhe mbarë njerëzimit.

Përkrahja ime bazohet në ate që ti të kuptosh se je shumë i rëndësishëm dhe se në vete bartë një POTENCIAL marramendës, një dhuratë të çmueshme. Jeta fillon të zbukurohet nga ai moment kur ti e kupton ekzistencën e kësaj dhurate, e rregullon brendinë tënde -„shtëpinë tënde“dhe i lejon kësaj energjie të manifestohet në shërbim të vetëvetes dhe dhe gjithë njerëzimit.

Duke mësuar teknika të meditimit, ti do ta kupton se je Tempull i gjallë i Perëndisë dhe se gjithçka që është e nevojshme për ty, ti e bartë gjithmonë në vete.

Energjia e punës sime është e drejtuar që secili të kuptoj se është i (e) VEÇANTË. Kur kjo kuptohet dhe pranohet si e tillë, atëherë është shumë më lehtë të realizosh ëndrrat e tua, të jetosh jetën që meriton, të jesh vetë pozitiv dhe poashtu i rrethuar me njerëz të tillë, të ndjehesh i lirë, i lumtur, i qetë, paqësorë dhe i mbushur me DASHURI.

Mësimet dhe seminaret e mia depërtojnë thellë në Vetëdijen tënde, që me lehtësi të pranosh veten ashtu siç je, pa gjykime, pa fajësime, pa krahasime, që pastaj me sukses nga brendia jote të ndriçoj ajo që është origjinale dhe dalë ngadalë në fund të këtij rrugëtimi të takohesh me njeriun më të mrekullueshëm në Botë – VETVETEN!

Aftësia që të mësojmë nga burime të ndryshme të diturive na mundëson të bëhemi njerëz të arsimuar dhe të mençur, kurse gatishmëria që të mësojmë nga vetja për veten dhe nga jeta për jetën, na mundëson që ta bëjm veten SHKOLLË. Kjo është shkolla e PËRVOJËS, kurse dituria që lind nga përvoja është dituria e dorës parë.

Librat e mi „Kontrata me Shpirtin“ dhe „Kush je TI..?! janë dy inkurrajues dhe udhërëfyes, se si mund të shërbehesh nga burimi i brendshëm, duke e ruajtur dhe zhvilluar INDIVIDUALITETIN, që pastaj të bëhesh ajo që edhe tanimë je – MREKULLIA!

Përveç asaj që ne meritojmë të kemi një jetë plot shëndet, lumturi, dashuri,paqë, suksese,poashtu meritë të madhe ka edhe pjesa e jetës, ku gjatë frymëmarrjeve të fundit, të mund t`i pëshpërisëm vetes me plot krenari:

„Jeta ime ishte një aventurë e mrekullueshme“!

  • Nëse në jetë ballafaqohesh me të njejtat tema dhe nuk lëviz dot përpara,
  • Nëse nuk arrin të tejkalosh barrierat që vazhdimisht të paraqiten,
  • Nëse mendon se nuk ka zgjidhje për sfidat dhe situatat e tua,
  • Nëse mendon se nuk je i (e)aftë sa duhet,
  • Nëse mendon se të tjerët janë më të mirë se ty
  • Nëse mendon se nuk ke guxim,
  • Nëse mendon se njerëzit nuk të kuptojnë,
  • Nëse mendon se nuk mund të keshë sukses….
  • Nëse ndjehesh i frikësuar nga e nesërmja,
  • Nëse frikësohesh nga vetmia,
  • Nëse ke konflikte të përhershme me njerëzit tjerë,
  • Nëse ke ëndrra të mëdhaja,
  • Nëse TË TJERËT të thuan se ti NUK mundesh,

atëherë këtu te unë je në vendin e duhur –  MIRËSERDHE!