Blogu

Atëherë, kur AJO (AI) shfaqet në Jetën tënde!

Për herë të parë në jetë, nuk do të ketë asnjë ngatërresë ose frikë në Mendjen tënde. Ti do të ndihesh shumë i qetë në praninë e këtij personi, sepse thellë në brendinë e Zemrës do ta vëren tani se e ke gjetur atë që kah moti ke kërkuar!

Pa merak, kur personi i duhur vjen në jetën tënde, ti do ta kupton këtë.

Këtë, ti do ta kupton në sytë e bukura të personit që qëndron përballë teje.

Edhepse ti tanimë ndoshta je lodhur dhe raskapitur duke kërkuar dashurinë e jetës. Ti je ngopur për të kërkuar diçka që tanimë të duket kaq e paarritshme. Thjeshtë je stërngopur nga zhgënjimet, premtimet, lajkat, gënjeshtrat.

Por ti nuk guxon të gjunjëzohesh. Jo, jo,nuk duhet të dorëzohesh!

Një ditë, do ta takon personin e ëndrrave tua. Një ditë do të kryqëzohet rruga jote me atë njeri, që duhet të jetë në jetën tënde përgjithmonë. Ndoshta në fillim nuk do të mund ta kupton se pse është personi i jetës tënde aty. Por kjo nuk do të zgjasë shumë. Shumë shpejt do të bëhet e qartë,  se ai apo ajo hyri në jetën tënde për një arsye të caktuar. Jo, rastësisht!!!

Këtë njeri do ta takosh pikërisht atëherë, kur je duke pritur më së paku! Madje kjo ndonjëherë ndodhë edhe kur nuk je duke pritur fare. Sapo të takohen sytë dhe të preken duart, ti do ta përjeton menjëherë atë ndjenjën e çuditshme të lehtësimit dhe përkatësisë. Papritmas do ti ndjenë ato fluturat e „çmendura“ në stomakun tënd. Një eksitim i papritur do të rrjedhë përmes trupit dhe do të kaplojë të tërrin. Tani ti e kupton se përveç se të jepesh i tërri te tjetri, asnjë opsion tjetër nuk shkon. Prej tani  e tutje Mendja nuk të ndihmon dot.

Pas gjithë atyre viteve të dështimit, zhgënjimeve dhe dhimbjes, Zemra jote më në fund do të ndjehet e dashur, e mbushur dhe e mbështjellur me DASHURI. Më në fund do ta din se dhimbja dhe të gjitha ato gabimet nga e kalaura kanë qenë thjesht gurë për t’u ngritur. Sepse ajo nga e kaluara të ka tërhekur në ketë kryqëzim të rrugëve, në tani dhe këtu, në sot, aty ku dashuria e vërtetë është në pritje për ty. Mendja, ASNJËHERË nuk mund ta sqarojë këtë, ajo që është racionale nuk mund ta kuptojë kurrë irracionalen.

Pjesa më e mrekullueshme e takimit të këtij personi të mahnitshëm është se ti për herë të parë në jetën tënde NUK DO TA NDJENË NEVOJËN për të bërë ndonjë pyetje ose për të dyshuar në këtë që ndodhë. Ti thjeshtë e ndjenë këtë thellë. Ti poashtu do ta ndjenë thellë në Zemrën tënde se ju dy jeni krijuar për njëri tjetrin dhe jeni sjellur në këtë Botë për të qenë bashkë.

Ti do të ndihesh këndshëm dhe i (e) qetë nga prania e tjetrit. Thellë në brendi, do ta din se tani ke gjetur atë që ke kërkuar. Ti e ke gjetur personin që të ndëgjon e kupton edhe atëherë kur ti heshtë.

Ky është ai momenti kur e kupton një të vërtetë të bukur. Të vërtetën se DASHURIA QË JEP dhe QË PRANON, janë NDJENJAT më të fuqishme në këtë Planet. Ky është fati më i madhë, që një person mund ta shpresojë.

Pra, asnjëherë mos prano një dashuri që nuk të ndihmon të lulëzon dhe të rritesh. Mos prano një person që nuk është i gatshëm të të dojë ashtu si e meriton të jeshë e (i) dashtur.

Kurrë mos prano më pak se sa meriton. Mbaje gjithmonë në memorien tënde se sa me vlerë që je. Kurrë mos e zgjatë me dikend që nuk të bën të ndjehesh e (i) lumtur. Për grabitqarë të lumturisë nuk ka nevojë askush, as unë, por as edhe Ty!

Dashuria nuk duhet të jetë e vështirë. Ajo duhet të të çlirojë dhe të të inkurrajojë që ti të fluturosh. Pra, të lutem, mos u pajto me askënd, derisa ta takon personin që i ngjallë këto ndjenja në BRENDINË E ZEMRËS tënde  të bukur dhe të brishtë. Këto ndjenja janë aq të bukura dhe aq të fuqishme, saqë çdo kompromis i mundshëm është i pakuptimtë!

Ta takosh Dashurinë, pa mos e kërkuar atë, është e vetmja mënyrë për ta gjetur!!

TA TAKOSH DASHURINË, PA MOS E KËRKUAR, ËSHTË E VETMJA MËNYRË PËR TA GJETUR!!!

 

Me shumë Dashuri

 

Sheki Useini – NATHAN

Zvicër / Mars 2019

Post a comment