Blogu

ÇDO GJË ËSHTË E MUNDSHME!

Çdo gjë është e mundshme!

Në jetën tënde do të ndodhë gjithmonë ajo në të cilën me të vërtetë BESON dhe duke besuar në diçka ti ndikon që ajo edhe të ndodhë. Kaq e qartë është kjo!

Nëse ke qëllime të palëkundshme të dizajnuara siç duhet, atëherë ato do të bëhen një magnet për ty. Sa më të mëdhaja të jenë arsyet për realizimin e tyre, po aq më e fuqishme do të jetë energjia për të krijuar dhe për të arritur më tepër.

Sa më i qartë të jetë qëllimi për imagjinatën tënde që ke brendi të vetëvetes për ardhërinë tënde, po aq më e fortë do të jetë forca tërheqëse e këtij magneti, që ti të lëviz në drejtimin që ke përcaktuar, edhe ate përkundrazi frikërave, shqetësimeve, periudhave të errëta, përvojave të këqija, krizave apo të ngjashme.

Shumë më lehtë mund të mbijeton krizën e rradhës , nëse ke të vendosura qëllimet e duhura, të çfarëdo lloji qofshin ato!

Kur ndjek qëllimet e tua që janë të fuqishme, të qarta dhe të gjalla, dhe beson fortë në to, unë të premtoj se çfarëdo që të ndodhë në këtë rrugëtim, vetë këta qëllime do të tërheqin ty në drejtimin e tyre. Ti nuk do të humbë diku në mes të rrugës, sepse ti beson se rezultati është duke të pritur dhe se ate e meriton.

Ndonjëherë biseda me personin e duhur në kohën e duhur ose ndonjë trajnim në ndonjë seminar të duhur me trajnues që vazhdimisht investojnë në veten e tyre, mund të ta ndryshojë jetën që nuk të pëlqen dhe të ndërton një të ardhme sipas dëshirës tënde. Çdo gjë është e mundur!

Kjo është edhe arsyeja kryesore pse unë shkruaj në mënyrë të vazhdueshme, sepse dua të të inkurrajoj të ndryshon gjithçka që nuk të bën të lumtur. Shumë njerëz më shkruajnë se pikërisht ashtu ka qenë se disa nga tekstet dhe seminaret kanë ndikuar që ata kurrë mos të jenë të njejtit përsëri. Do doja shumë që disa nga tekstet e mia dhe mësimi që merrni nga unë dhe nga trajnuesit e duhur, të bëhen kthesë historike në jetë e juaj, që ju të besoni se keni mundësi dhe aftësi të shumta për ta ndryshuar dhe revitalizuar jetën e juaj, pavarësisht çdo gjëje. Më pëlqen shumë të citoj një mesazh të bukur që mora nga seminari i fundit në Tiranë nga arkitekti i suksesit në rajonin e Ballkanit, Vasil Naçi në „Rruga drejt Suksesit“: „LIDERËT trajnohen nëpër seminare, kurse dëshmohen në terren.“

Uroj që sa më shpejtë të kuptoni se kjo është e mundshme për secilin, të filloni të punoni me dashuri për qëllimin e juaj dhe të bëni të duhurën që ajo edhe të ndodhë. Për këtë kam një shpresë dinjitoze: që një ditë të kënaqemi bashkërisht dhe të festojmë të gjitha rezultatet e arritura!

Plot Besim dhe Dashuri

Sheki Useini / Dhjetorë 2019 / Zvicër

Post a comment