Blogu

DASHURIA NË STUHI!

Dashuria….!
vonohet ndonjëherë,
por flaka e saj,
të djegë përherë.
Dashuritë e vërteta,
janë të ralla,
ata fillojnë,
por s`mund të mbarojnë!,

Askush me fjalë,
nuk ja del dot,
nga stuhia e saj,
nuk shpëton,
as nesër,
as sot!

Justifikimet
përfundojn kot!
Afërsinë kërkoj,
falje, mëshirë,
brengosje, lot,
ti pregatitesh të ikë!

Jo, jo..!
S`mund ta pranoj,
se humbesh nga unë,
në këtë epokë.

Diçka është rënuar,
edhe vajin e kam kot,
as ulurima nuk shkon,
klithma në heshtje,
emocione vërdallë,
i trazuar në qetësi,
tani eshtë çasti të kuptoj,
sa durim mund të duroj.

Në Ëndrrën gjigante,
kaosi katandiset,
Mendja Zemrën se kupton,
njëra argumenton,
tjetra në rrëmujë,
mbijetesën aludon!
Ëmbëlsia e ndjenjës,
kujtesës,
ekstazës,
përjetimit,
në brendi si Kështjellë,
as lëkundet,
as flet!

Pyetje plot,
përgjigje kot,
në vete
debate  pafund,
fjalë e shkronja,
me bollëk.
Mendja bluan,
menaxhon,
mençuri ,filozofi,
por nga kjo stuhi,
pa stres,
e pa lotë,
nuk ia del dot!

Oh!
Sa do doja,
të luftoja,
por në këtë betejë,
pa dështim,
nuk shpëton!

As mjerimi nuk të rehaton,
ajo që ke mbjellë,
pikërisht sot lulëzon,
aroma e mallit,
ndjenjës,
përqafimit,
puthjes,
tërë trupin,
e shtërngon.
Çdo dhimbje në Jetë,
diçka më mëson!

Sheki Useini – NATHAN
Zvicër / Februar 2019

Post a comment