Blogu

DASHURITË QË NUK DËSHTOJNË!

Asnjëherë dhe askush nuk mund ta detyron një lidhje, dhe nëse kjo ndodhë, atëherë quhet lidhje, por nuk është Dashuri. Megjithate, kur dy njerëz janë të destinuar për njëri-tjetrin, dashuria gjithmonë do t’i sjellë ata prapa së bashku! Kjo është e vërteta në dashuri dhe dashuria në të vërtetë.

Dihet se fundi i një lidhje është një kaos shumë i vështirë. Kjo është koha kur thehet Zemra. Ti vazhdon të ngel zemërthyer kur vëren se personi i shpirtit dalë ngadalë largohet prej teje. Ti ndjen thellë se humb diçka kaq të çmueshme dhe se nuk ke shpresë që ta ktheshë përsëri. Kjo është dhimbje shumë e rëndë! Mirëpo e vërteta inkurrajuese është se nëse dy njerëz duhet me të vërtetë të jenë bashkë, që janë të destinuar për njëri-tjetrin, ata edhe do të bashkohen përsëri. Dashuria është ajo që do ti bashkojë. Por pse ndodhë kështu?!

Në jetën tonë ne nuk  takojmë askend rastësisht. Rastësi nuk ka. Ju jeni takuar sepse keni dashur të jeni bashkë.  Të kujtohet, si ishte atëherë kur u takuat, kur e ndjeje zemrën tënde duke rrahur shpejt, duart duke tu dridhur dhe me plotë flutura në bark? E gjitha kjo ishte sepse ti kishe takuar dikend, për të cilën thellë në brendi të shpirtit ndjeje dhe e dije se ky është personi i juaj, me të cilin dua të isha përgjithmonë. Apo jo?!

Në këto dashuri, që në takimin e parë, ti e ndjen fuqishëm, pa pasur mundësi të logjikoje, analizoje apo refuzoje, se papritmas të pushton ndjenja e besueshmërisë, e lidhjes së ngushtë, e afërsisë dhe mallëngjimit të thellë! Kujdes, TI TANI KE TAKUAR DASHURINË E JETËS TËNDE! Ky nuk është vetëm takimi i dy personave, por i diçkaje shumë më të madhe, që tejkalon dimenzionin racional. Trupat janë vetëm sherbetorët e vyeshëm dhe dinjitoz. Zemra fillon të rahë edhe më fuqishëm. Ti e shiqon për një çast personin në sy dhe ngel pa fjalë dhe pa frymë, wow: „ky është personi me të cilin mund të përballoj dhe mposhti gjithçka në jetë“, dhe nuk hamendesh fare të dorëzohesh i tërri. Tani jeta të jep një dorë, që ti nuk e prisje kurrë. Fillojnë të ndodhin gjëra që janë plotësisht jashtë kontrollit tënd dhe papritmas zhduket gjithçka, që ti mendoje se ishte e pamundshme!

Por pastaj ti mund edhe ta humbë personin, për të cilin mendoje se do të ishte pranë teje përgjithmonë. Megjithate, prit pak! Kjo akoma nuk do të thotë se ju nuk do të gjeni rrugën përsëri  te njëri-tjetri. Pse? Sepse, nëse vërtet janë takuar dy shpirtëra, disa i quajnë shpirtëra binjak, atëherë do të keshë një lidhje që nuk mund të prishet. Ajo nuk mund të asgjësohet apo shkatërohet kurrë.

Edhe pse një ndarje mund të zgjasë me muaj apo vite, derisa ta gjeni përsëri njëri-tjetrin, por kjo do të ndodhë.. Ju jeni të destinuar për njëri-tjetrin dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë. Kaq e bukur është kjo.

Ti nuk do ta humbë dikë, aq të rëndësishme për ty, sikur kjo të mos kishte një domethënie shumë më të thellë, të cilën ti nuk mund ta kupton menjëherë, ose ndoshta asnjëherë. Gjithmonë ka një arsye për gjithçka, madje edhe për t’u larguar nga personi që e doni. Ndoshta njëri prej jush ka ende disa gjëra për të bërë, disa mësime që duhet të mësohen, Ose ndoshta duhet të zbulosh se kush je, atëherë kur je vetëm, kur qëndron me veteveten.

Ndonjëherë, mund të largohemi nga njëri-tjetri në mënyrë që ta vlerësojmë si duhet dashurinë që kemi. Largimi apo mosprezenca e bën Zemrën të rritet edhe më fuqishëm dhe na mundëson të kuptojmë se sa me fat jemi që kemi gjetur njeriun tonë të përhershëm. Nëse kjo duhet të zgjasë për një kohë, për ta kuptuar plotësisht këtë, atëherë le të jetë kështu.

Ti nuk mund të humbë me të vërtetë dashurinë e shpirtit. Kjo mund të ndodhë vetëm për njëfarë kohe. Por në fund, gjithmonë do të shfaqet rruga për te njëri-tjetri. Lidhja mes dy njerëzve, që janë të destinuar të jenë bashkë,  është aq e fortë, saqë gjithmonë do të arrijnë ta gjejnë njëri-tjetrin përsëri. Këto janë Dashuri që kanë fillim, por jo edhe mbarim!

Nëse kjo nuk ndodhë, atëherë ka qenë diçka tjetër, por jo ajo për të cilën unë e kam fjalën këtu.  Për ta rrumbullaksuar këtë, dua të përcjell edhe ate se nëse Mendja ndarjen e dy Zemrave urdhëron, atëherë ajo dëmton, por kurrë nuk shëron!

 

Sheki Useini – NATHAN

Zvicër /Februar 2019

Post a comment