Blogu

MEDITIMI RREGULLON JETËN SEKSUALE!

Dobia e shumësfishtë e meditimit shtrihet nëpër fusha të ndryshme. Meditimi është një lloj barnatore e brendshme, që na qëndron neve në disponim. Por, çfarë është roli dobiprurës i meditimit kur është fjala për jetën seksuale. Gjëja më e bukur në Botë, seksi, për shumicën e njerëzve me kalimin e kohës fillon të ndryshoj dhe bile të bëhet edhe problem serioz! Por, pse ndodhë kjo?!

Jemi shumë të stresuar, planifikojmë shumë, mbajmë zi për të kaluarën dhe kemi frikë nga e ardhmja. Të meditosh do të thotë të mësohesh të jetosh në “tani” dhe “këtu” dhe kjo pastaj krijon një gjendje që edhe shtratin e bën shumë më të gjallë. Meditimi i rregullt mund ta ndryshojë dhe përmirësoj plotësisht jetën seksuale.

Meditimi sjell ndryshim në jetë, të bën më të shëndetshëm, më të përqëndruar, më të mirë dhe më vital edhe në shtrat! Meditimi ndikon në rritjen e kënaqësisë, butësisë, kujdesit dhe senzivitetit në shtrat ndaj personit tjetër. Ai të mban prezent në tani dhe këtu, të mban të tërrin te shtrati, jo vetëm me trup, por me tërrë qenien tënde. “Puna e shtratit” nuk ngel në nivelin mekanik, por ajo transformohet në shkrirje, në akt hyjnorë, ashtu siq edhe e meriton të jetë. Meditimi të ndihmon të “humbesh” në shtrat, të dorëzohesh! Dorëzimi këtu është legjitim. Nëse gjatë seksit “humbesh”, pra dorëzohesh plotësisht në partnerin tënd, atëherë ti e rrit freskinë, bëhesh më i kujdesshëm dhe ndjesia jote bëhet më e madhe.

Meditimi bëhet çelësi i ekstazës që bashkon jo vetëm pjesën fizike, por që ndihmon edhe pjesët e shpirtërore të rrjedhin në njëra tjetrën. Meditimi, jo vetëm që ka efekt pozitiv në jetën seksuale, por ai edhe bëhet rezervoar i energjisë. Ai të furnizon me energji në momentin e duhur kur ti ke vevojë për të.

Ajo se pse çiftet kanë më pak marrëdhënie seksuale se sa në fillim është lodhja nga ngarkesat mentale dhe fizike që na servon përditshmëria, si dhe pastaj me të edhe mungesa e vullnetit për të hulumtuar te njëri tjetri. Meditimi i jep trurit një pushim. Tani dihet se truri meditues çlodhet apo rifreskohet shumë më tepër se sa truri pas zgjimit nga gjumi. Pra, më shumë meditim do të thotë më shumë energji, kurse më shumë energji do të thotë më tepër vullnet dhe gatishmëri për më tepër seks. Krahas kësaj, nuk rritet vetëm kuantiteti, por edhe kualiteti bëhet më cilësorë.

Ne tanimë e dijmë se dhimbjet e kokës dhe migrenat janë shpesh rezultat i stresit të tepërt në jetën e përditshme. Kurse nga ana tjetër meditimi ndihmon uljen e hormoneve të stresit, dhe me të relaksohet edhe trupi edhe mendja. Studimet tregojnë se për shembull sëmundjet e migrenës shërohen shpesh nëpërmjet meditimit. Kjo do të thotë se një kokë e relaksuar, pa dhimbje është një parakusht i rëndësishëm për një natë të egër dhe të plotësuar!

Shumë njerëz ndiejnë shumë stres në jetën e tyre të përditshme, gjë që e bën që niveli i hormonit të stresit –kortizol- të rritet tepër. Kur tejkalohet një nivel i caktuar i këtyre hormoneve të stresit, atëherë ata ndikojnë te gjinia femërore që ata gjatë aktit seksual të mos arrijnë majat, pra të mos arrijnë orgazmën. Arsyeja është se stresi vazhdon akoma të ndikojë edhe në shtrat, nuk e mundëson dorëzimin dhe nuk e ofron kënaqësinë e duhur. Por edhe meshkujt nuk mund t`i shpëtojnë ndikimit të këtij hormoni, i cili çon deri në disfunksionimin e ereksionit, në veçanti ejakulimit të hershëm. Të dy rastet mund të jenë shumë frustruese dhe prodhues të problemeve të reja. Pra, medito, relaksoju dhe shijo të gjitha kënaqësitë që ofron shtrati. Së paku shtrati duhet të jetë vendi më i mbrojtur nga problemet!

Meditimi inkurajon poashtu kreativitetin, gjë e cila pastaj vazhdon ta shtrijë ndikimin e saj edhe në hapsirën e jetës intime dhe të sjellë më tepër përmbushje dhe kënaqësi duke larguar monotoninë dhe rutinën nga jeta seksuale.

Me meditim, ti e ushtron aftësinë për të qetësuar mendjen, mësohesh të jetosh në tani pa mos qëndruar vazhdimisht në të kaluarën dhe të ardhmen. Kurse për “seks të çmendur” dhe të suksesshëm është shumë e rëndësishme të jesh në brendi të momentit, të humbasësh në të dhe të mos mendosh për obligimet që ke. Në shtrat mendja nuk ka çka kërkon, ajo aty duhet të pushoj. Shtrati është vendi i ndjenjave. Humbja e vetes në këtë moment bashkë me partnerin është përvojë e jashtëzakonshme, në të cilën të dy trupat shkrihen në një pako energjie dhe pasioni. Kur arrihet kjo pikë, atëherë të dy partnerët arrijnë një nivel tjetër të vetëdijes, ku e humbin kontrollin mbi momentin. Por, çka do të thotë kjo?! Në këtë gjendje pjesa frontale, ajo pjesa analitike dhe logjike e trurit fiket dhe me këtë edhe humbet vetëdija për veten.

Nga ky moment ndryshon edhe niveli i komunikimit, kështu që “përgjegjësinë” dhe pushtetin e komunikimit e marrën përsipër të ashtuquajturat Neuronet-Pasqyrë, e cila pastaj ndikon që ne ta humbim kontrollin mbi momentin dhe njëkohësisht të lejojmë të kontrollohemi nga vetë momenti. Pra ne jemi të dorëzuarit në pushtetin e vetë momentit dhe e jetojmë atë me një intenzitet të veçantë. Meditimi është ai që ndihmon për të arritur këtë gjendje “të pavetëdijshme” të dy partnerëve dhe të krijojë një gjendje thellësisht shumë të këndshme dhe mahnitëse si kurrë më parë. Në këtë aspekt meditimi bëhet udhëtim në brendinë e njëri tjetrit, ku vazhdimisht hulumtohen dhe shijohen risi të ndryshme. Kjo gjendje e krijuar është ushqim dhe fuqizim që partnerët të furnizohen nëpërmjet njëri tjetrit, duke përjetuar seks të paharueshëm. Ata “e shfrytëzojnë” apo përdorin njëri tjetrin, që jeta seksuale në fund të jetë ashtu siq e meriton të jetë: mrekulli, si për njërin, ashtu edhe për tjetrin! Me këtë seksi nuk bëhet instrument i askujt, por ai vazhdon të rritet në nivelin e aktit hyjnorë.

Post a comment