Blogu

Ëndrrën e madhe nuk mund të ta vjedh askush!

Në përditshmërinë tonë vërejmë se shumica e njerëzve janë duke pritur që diçka të ndryshojë nga jashtë. Vetëm një numër i vogël i njerëzve janë të gatshëm të marrin përgjegjësinë për NDRYSHIME në jetë dhe të ju përkushtohen me DASHURI aktiviteteve të tyre.

Kur njerëzit e shohin dikë prej anash që ka realizuar një ëndërr të madhe, ata inspirohen dhe  ju duket kjo sikur është edhe aq lehtë. Por, sikur të kërkoje prej tyre të provojnë diçka të ngjashme, shumica do të refuzonin, sepse pikërisht në atë moment e kuptojnë se nuk është edhe aq e lehtë, siç kanë menduar më parë. Karakteristike është se po të njejtit kanë edhe shumë justifikime dhe zakonisht e gjejnë Zotëri „Fajtorin“ gjithmonë në diçka jashtë vetes.

Por, në qoftë se ëndrra jote është me të vërtetë e jotja dhe është diçka madhe, atëherë ndërpriten justifikimet vetvetiu, ndërpriten fajsimet dhe ti je i gatshëm të investon gjithçka, vetëm e vetëm që të bën hapat e duhura në drejtim të asaj që synon. Ti nuk frikësohesh se ëndrrën tënde mund ta vjedhë dikush tjetër. ËNDRRËN e madhe nuk mund ta vjedhë ASKUSH. Ëndrrat a mëdhaja nuk kanë konkurrencë! Sa më e madhe ëndrra, aq më e vogël KONKURENCA.

Sheki Useini – NATHAN

Janar 2019 / Zvicër

Post a comment