Për herë të parë një seminar i këtij lloji në trevat toan shqiptare me mjeshtër ndërkombëtarë të meditimit dinamik.

Seminar i TRANSFORMIMIT „Njihe Liderin e Brendshëm dhe MËSO NGA BRENDIA, për: Shëndetin, Lumturinë, Suksesin, Paqën, Menaxhimin i stresit, Menaxhimi i Emocioneve, Menaxhimin e Biznesit

 Kush është ANIL CHANDWANI? Ai është: Sipërmarrës, Investor, Coach Transformimi, Mentor i Meditimit, Hipnoterapist klinik, Themelues i 11 kompanive në Amerikë dhe Indi. Anil Chandwani posedon mbi 24 vjet përvojë si mentor i meditimit, sipërmarrës, folës publik, dhe hypnoterapist klinik. Anil posedon një STIL inovativ të ligjërimit dhe inspirimit dhe kjo e bën atë shumë UNIK, qoftë në trajnimet individuale apo kurset grupore. Kurset e tija të para të Vetë-Menaxhimit për COE dhe liderë të biznesit i ofroi që në vitin 2003 dhe prej atëherë ka absolvuar disa qindra workshops dhe ka trajnuar disa mijëra individ mbarë botës. Pjesmarrësit në seminaret e tija janë nga medituesit fillestarë deri te të kaliturit, si dhe njerëz nga sferat e ndryshme të jetës dhe botës së biznesit.

Anili aktualisht jeton në Los Anxhelos dhe ofron trajnime dhe workshops për individë, korporata, dhe univerzitete anembanë globit, duke përfshirë SHBA, Kinë, Rusi, Zvicër, Vietnam, Turqi, Indi dhe disa vende tjerë në Evropë.

Ai është pjesë e ekipit menaxhues të Osho Qendrës Ndërkombëtare, njëra nga qendrat më të mëdha në Botë për MEDITIM dhe rritje personale.

 Temat më të preferuara të tij: Liria nga modelet e vjetra,  Menaxhimi i stresit,  Menaxhimi i emocioneve, Komunikimi me brendinë, Vetënjohja dhe vetërealizimi.

A keni dëshiruar ndonjëherë që të keni një panel kontrolli për ju?