Blogu

Fjalët që dalin nga zemërimi i dikujt, kanë një mesazh për ju!

Fjalët që dalin nga zemërimi i dikujt, kanë një mesazh për ju!

Ka fjalë që do të ja kishit thënë me shumë kënaqësi një personi, por pasiqë e doni atë njeri dhe nga frika që mos e lëndoni, nuk e bëni një gjë të tillë.

Apo jo?!

Kështu që ju i mbani këta fjalë për vete, derisa njëherë vjen një moment kur ju zemëroheni dhe “eksplodoni“. Kjo thjeshtë ndodhë në raportet ndërnjerëzore.

Kur njeriu zemërohet, atëherë është nën presion dhe ndonjëherë jashtë vetëkontrollit, kështu që pastaj nxjerr shumëçka në sipërfaqe që e ka mbajtur në vetëvete për një kohë të gjatë!

Për këtë arsye, duhet kushtuar vëmendje këtyre fjalëve, pasiqë ato mund të jenë një apel i rëndësishëm për neve për ndryshime si dhe të kuptojmë se ku e kemi vendin në këtë miqësi apo marrëdhënie.

Nga ana tjetër, unë sugjeroj që njeriu duhet të mësoj të thotë atë që e shqetëson, por me butësi, respekt dhe sinqeritet, si dhe në kohën e duhur. Sepse kur flet duke qenë i zemëruar, ti mund të dëmton seriozisht dikë që e don dhe mund të prish marrëdhënien apo raportin tënd që është i rëndësishëm për ty.

Nëse mëson se si ta shpreh pakënaqësinë tënde në kohën e duhur, me qetësi dhe respekt, pa zemërim, atëherë e mbron, edhe veten edhe marrëdhënien e tënde.

Aftësia e komunikimit të sjellshëm dhe të sinqertë është padyshim çelësi i suksesit në çdo marrëdhënie, qoftë ajo biznesi, familja, miqësia apo edhe një lidhje dashurie. Kjo aftësi mund dhe duhet patjetër të mësohet, kështu që jeta jonë të bëhet më e bukur, më e suksesshme, më përmbushëse dhe të kemi më tepër paqë në jetë.

 

Ju uroj një javë pa zemërim!

 

Sheki Useini / Zvicër 2020

Post a comment