Blogu

Mëso nga njerëzit, që SOT janë aty, ku ti don të jesh NESËR!

Njeriu më i dobishëm për shoqërinë, kompaninë apo për një punë të caktuar është ai i cili në vijë të parë është i dobishëm për veten e tij. Të qenurit i dobishëm për veten është DËSHMI dhe njëkohësisht REZULTAT i investimit të suksesshëm që ke bërë më parë në vetëvete, si dhe vlerave që ke krijuar në vazhdimësi. Kur arrinë këtë nivel, atëherë prej tani e tutje ti mund dhe duhet të jesh shumë më i dobishëm edhe për të gjithë të tjerët. Ti tani mund të japësh më shumë. Mundësitë e tua janë të mëdhaja dhe do të shtohen vazhdimisht.
Mirëpo, çka dhe sa do të kishe mundur të bëje dhe të jepje sikur të mos kishe mundësi. Sikur ti ta kishe sakrifikuar apo viktimizuar veten më parë për hirë të kësaj apo asaj çështje, dogme, ideologjie apo thjeshtë kopracisë tënde dhe në fund të mos kije asgjë! Mundësitë do të ishin tejet të vogla për ty ose nuk do të kishe fare mundësi, edhe po të doje, nuk do të mundje. Pasiqë, ne mund të japëm dhe ndihmojmë të tjerët më së miri atëherë nëse kemi mbjellë dhe kultivuar në vete më parë.
Më pëlqen shumë që në këtë kontekst të marrë një shembull më të freskët, mikun z. Vasil Naçi dhe seminarin me karakter ndërkombëtarë « Rruga drejt Suksesit », organizuar këtë muaj në Tiranë. Si do të mund të jepte kaq shumë z. Naçi, sikur ai të mos kishte mbjellur në vete aq shumë më parë! Ai nëpermjet të ardhurave nga ky event madhështorë do të financojë projekte bamirëse sociale të niveleve të ndryshme në mbarë vendin. A do të kishte mundë të jap kaq shumë z. Naçi, sikur më parë të mos kishte investuar po aq shumë, si në vete poashtu edhe në skuadrën e tij. Natyrisht se jo ?! Këta njerëz si z. Naçi, janë në natyrën e tyre patriot modern, patriot konform me kohën e sotme, të cilët nga suksesi i tyre, me entuziazëm i japën jo vetëm vetes, por edhe Atdheut edhe tërë shoqërisë në përgjithësi.
Në lidhje me këtë është shumë e qëlluar thënia e biznesmenit të mirënjohur shqiptarë, filantropit dhe pionirit të parë të meditimit transhendental në trevat shqiptare, z. Hetem Ramadanit, i cili thotë se « patriotët e Shekullit të ri nuk janë ata që vdesën për Atdhe, por ata që JETOJNË dhe kontribojnë për Atdhe dhe popullin e tyre ».
Nuk ka dyshim fare se neve na nevojiten edhe më shumë modele të këtilla të suksesit, që njerëzimit i ofrojnë, së pari veten e tyre si shembull praktik dhe pastaj vlerat e shumta të krijuara, nga të cilët mund të përfitojë secili në mënyra të ndryshme. Ndihmave të këtij lloji nuk ju skadon afati dhe me profile të këtilla të njerëzve të suksesit shoqëria nuk mund të ngopet asnjëherë. Për dhurata të këtilla do të kemi gjithmonë nevojë. Në këtë drejtim rrezaton edhe mikja ime e mrekullueshme, tetovarja unike, z. Mimoza Thaqi nëpërmjet klubit « Unë jam Fuqia » duke shërbyer si shembull tipik, se njerëzit që janë sfiduar me barriera nga më të ndryshmet dhe në fund ja kanë dalë me sukses, duke e njohur veten mirë dhe duke zbërthyer potencialin e brendshëm në mënyrën më të suksesshme, kanë prirje dhe vullnet të veçantë që të ju ndihmojnë edhe të tjerëve. Te Mimoza suksesi flet vetë në forma të ndryshme.
Këta emra të lartëpërmendur janë njerëz shumë të veçantë, që së pari i kanë dhëne vetes shumë, kanë investuar në vete duke ndërtuar vlera, personalitet dhe biznes të suksesshëm. Ata janë zhvilluar në mënyrë sistematike dhe tani posedojnë vlera të çmuara dhe njohuri që mund të transmetojnë edhe te të tjerët, te ata të cilët nuk duan që fatin e tyre të lënë në duart e rastit!
Por nga ana tjetër parashtrohet pyetja se a mund të japësh për të tjerët diçka, nëse nuk e posedon vetë, nëse akoma nuk e ke ndërtuar në brendinë tënde ? Persona të tillë janë shfaqur kohën e fundit në opinion, që me të vertetë mendojnë se mund të „shesësh diçka të mençur“, edhe pse nuk e posedon dot. JO! Kjo nuk funksionon. Kjo vetëm tingëllon bukur në fillim, kurse pastaj asgjësohet në vetëvete! Ja pra, si mund të duash të tjerët nëse nuk e don veten, si mund të respektosh të tjerët, nëse nuk e respekton veten, si mund të ju ndihmon të tjerëve, kur akoma nuk i ke ndihmuar vetes, si mund të mësosh të tjerët, kur akoma nuk din për vete, si mund të trajnosh dikend, kur akoma nuk e ke trajnuar veten, si mund të mbjellësh paqë te të tjerët, kur ti me veten je akoma në konflikt, si mund të mësosh të tjerët suksesin, kur vetë akoma endesh nëpër labirintet e dështimit. Si? Përgjigja është shumë e thjeshtë dhe e kuptimtë : ti nuk mund të japësh diçka që nuk ke ! Kaq e thjeshtë është kjo.
Kurse TI, ti që dëshiron të mësosh dhe të mbjellësh farën e suksesit të vërtetë në vete, do jesh gjithmonë dhe padyshim në anën e duhur, nëse mëson nga ata të cilët me vëmendje kanë investuar në veten e tyre, kanë arritur suksese kulminante, kanë ndërtuar vlera, kanë kumuluar përvoja dhe njohuri të ndryshme, dhe tani me entuziazëm dhe profesionalitet e ndajnë me të tjerët. Mëso dhe përfito nga këta njerëz ! Këta e dinë shumë mirë se për çka flasën.
Ti nuk do të gabosh kurrë nëse përcaktohesh të mësosh nga këta njerëz që tanimë janë atje, ku ti do doje nesër ta shihje veten tënde.
Ndëgjo njerëzit veprat e të cilëve flasën vetë!
Sheki Useini – Mendimtarë i lirë / Meditues

Post a comment