Blogu

IMAGJINATA jote ka fuqi marramendëse!!!

Kur ti e imagjinon realizimin e qëllimit tënd, atëherë ti e ndriçon rrugën që do ta ec pastaj me më tepër lehtësi.

Ndalo për një moment dhe mendo. Pastaj imagjino, në qetësi, pa sforcim! Mundohu ta shehë në mendimet e tua, si do të duket jeta jote, ndoshta një të Shtune si sot, kur ti tanimë i ke realizuar disa nga qëllimet e tua të rëndësishme. Imagjino tani se ku do të jesh atëherë? Me cilin do ta kalon ditën tënde? Cilin e përqafon? Çfarë do të bën në atë kohë? Çfarë biznesi menaxhon apo çfarë makine drejton? Mendo për të gjitha këto gjëra aq gjallërisht dhe aq qartë, sikur të ishte TANI. Bëre këtë aq bukur saqë të duket si në një ëndërr e  mrekullueshme. Kënaqu me këtë dhe përjetoje thellë në brendinë tënde me tërë Qenien tënde DHE NË Çdo pjesë të trupit tënd. Ndjeje thellë, shkrihu totalisht në këtë ndjesi dhe kënaqu pa rezervë.

Por, çka është kjo?!

Kjo është një nga aftësitë më të rëndësishme që TI mund ta zhvillon. Kjo është aftësia për të krijuar kujtime për të ardhmen. Kujtohu për ardhmërinë që ke imagjinuar, edhe ate gjithmonë kur ke nevojë për të. Akordohu, përshtatu, krijo adresën mentale në vete dhe lejo që Univerzi të përgjigjet në këtë. Kjo është porosia jote. Ti je edhe porosia edhe adresa në të njejtën kohë.

„Nëse lutesh dhe kërkon, atëherë BESO THELLË SE TANIMË E KE, dhe ajo do të bëhet pjesë e jotja.“

Kjo funksionon gjithmonë dhe për secilin, kurse më tepër do të mëson ne seminaret që organizon VETVETJA, konkretisht në Prishtinë, më 18. dhe 19. Maj të këtij viti. Nuk është e vështirë, madje është shumë argëtuese, krijon mrekullira për ty dhe jetën tënde.

 

Sheki Useini – NATHAN

Post a comment