Blogu

JO, kjo nuk është Iluzion!

Ekziston një barnatore me ilaçe univerzale dhe nëse Ti mëson të shërbehesh në mënyrën e duhur nga ajo, atëherë ajo mund të të ndihmojë në pothuajse çdo problem, madje edhe nuk ka efekte të padëshiruara anësore!

Ilaçe të këtilla ekzistojnë me të vërtetë, por këta nuk merren me reçetë nga mjeku dhe as që mund të blihen në barnatoren e qytetit, mirëpo Ti mund t`i prodhon këto në VETVETE!

MEDITIMI dhe mundësia për t’u sjellë ndaj vetes me DASHURI dhe RESPEKT, është mjekësia univerzale me të gjitha ilaçet e mundshme për gati të gjitha problemet tona në jetë. Por, për fat të keq, shumë pak prej nesh janë të mësuar për ta trajtuar veten me mirësi, respekt dhe vëmendje. Shumica prej nesh kanë marrë në mënyrë të pavetëdijshme që nga fëmijëria qëndrimin e mospranimit të vetëvetes. Këtë ne e kemi mësuar herët nga të rriturit dhe kemi vazhduar kështu. Dhe kjo është ARSYEJA më e madhe pse njerëzit nuk kanë guxim ta jetojnë jetën sipas formatit të tyre dhe vazhdojnë të jenë të tmerruar nga JETA.

Nëse akoma do të vazhdon duke e gjykuar veten, duke qenë i pakënaqur, i pasigurt me veten dhe i huaj për vetveten, atëherë edhe mëtej do të ballafaqohesh me të njejtat telashe.

Nëpërmjet MEDITIMIT do të mëson ta don veten në mënyrën e duhur, ta çmon dhe respekton me vëmendje,si dhe njëkohësisht duke u shërbyer më shumë nga barnatorja e brendshme sesa nga ajo e qytetit tënd.

 

Sheki Useini – NATHAN

KOSOVË – Prishtinë / 2019

Post a comment