Blogu

Kështu e thërret të mirën, lumturinë, bollëkun…!

Nuk ekzistojnë askund njerëz të cilët nuk dëshirojnë të jenë të lumtur. Përkundrazi të gjithë dëshirojnë të kenë një jetë të lumtur dhe pozitive, në bollëk, paqë dhe me sa më pak mangësi, mllef, shqetësime dhe negativitete tjera. Mirëpo, edhe pse njerëzit nuk i dëshirojnë këta gjëra të palakmueshme,  megjithate ata tërhekin në jetën e tyre pikërisht ata gjëra, të cilat nuk i dëshirojnë dhe janë të natyrës negative. Në fakt dëshirohen rrethana pozitive të jetesës, por përkundrazi tërhiqen rrethana nagative, pra të kundërta me ate që dëshirohen. Por, pse është kjo kështu? Pse shpesh nuk e pranojmë atë të cilën edhe e dëshirojmë? Për këtë ka disa arsye. Ja pra një arsye e rëndësishme: të dëshiruarit lind nga „vetëdija e të munguarit të diçkaje“. Por çka do të thotë kjo? Dëshirohet pasur patjetër diçka, por realizimi i dëshirës krahasohet me mungesën e saj, mangësinë. Kjo do të thotë se Mendja është e orientuar te situata ashtu siç ajo është, e jo si duhet të jetë! Pra, shiqo gjërat dhe situatat ashtu siç dëshiron t`i kesh, e jo ashtu siç janë për momentin. Me këtë e ndihmon dhe fuqizon realizimin e tyre.

Ekziston një ligj i mrekullueshëm. Ai është ligji i rezonancës. Ky ligj është një temë shumë e veçantë, me të cilën që moti shumë njerëz sfidohen për spjegimin e saj. Unë e quaj këtë edhe „Ligji i Porositjes“ të gjërave që të nevojiten në jetë. Në fakt ky ligj thotë thjeshtë se e njejta e tërhek të njejtën, kështuqë disa e quajnë me të drejtë edhe ligji i tërhekjes.  Me këtë mendohet për shembull se gjendje apo situata, të cilat vibrojnë në frekuenca të caktuara, tërhekin gjithmonë situata të cilat vibrojnë poashtu në të njejtat frekuenca. Kjo do të thote se nëse je i akorduar të jesh i lumtur, atëherë do të tërhekë edhe mëtej situata apo njerëz të cilët do të bëjnë të lumtur. Pra, fokusimi mbi këtë ndjeshmëri do ta forcojë edhe më tepër këtë ndjeshmëri, pra në këtë rast i të qenurit i(e) lumtur. Kurse nga ana tjetër njerëzit e mllefosur bëhen edhe më të mllefosur, sa më tepër që fokusohen në mllefin e tyre. Kjo vazhdon kështu dhe ka të bëjë me njerëz, lidhje, kontakte, aspekte financiare dhe situata të ndryshme në jetë.

Ajo, me të cilën Vetëdija jote qëndron në Rezonancë, pra me të cilën ka frekuenca të ngjajshme,  intensifikohet dhe fuqizohet tërhekja e saj në jetën personale. Ky është një ligj i pathyeshëm. KUJDES NGA KY LIGJ!! Për këtë arsye, orientimi i mendjes në këtë drejtim është shumë i rëndësishëm, në veçanti kur bëhet fjalë që në jetë të tërhekësh gjëra, për të cilat synon realizimin e tyre.

Zakonisht për këtë janë pengesë sugjestionet dhe bindjet negative. Bindje, që së pari janë të natyrës negative dhe së dyti vetëvetiu të pengojnë në punën për realizimin e dëshirës përkatëse. Ne bllokohemi vetëvetiu me sugjestione apo bindje, siç janë për shembull „këtë nuk mund ta bëj“, „nga kjo s`ka gjë“, „për këtë nuk jam i aftë“, „kjo më mungon, por unë nuk mund ta kem“, „të tjerët janë të lumtur, por unë..!“, „po ta kem këtë apo ate, atëherë bëhem i lumtur“. Të gjitha këta lloje të bindjeve janë rezultat i „vetëdijes së të munguarit diçka“. Por, nuk mund të tërhekë bollëk, derisa mendja qëndron vazhdimisht e lidhur me mangësinë, me mungesën, me boshllëkun. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të ndryshohet kjo vetëdije, pra vetëdija e fokusuar pas asaj se çka mungon vazhdimisht. Vetëm nëpërmjet një orientimi pozitiv të mendjes mundemi të tërhekim gjëra pozitive në jetën tonë. Mangësia prodhon edhe më tepër mangësi, lumturia edhe më tepër lumturi, dashuria edhe më tepër dashuri, bollëku edhe më tepër bollëk..!!

Krijo një gjendje pozitive e vetëdijes, nga e cila lind një realitet pozitiv, një realitet, në të cilin ke guxim dhe je aktiv që fatin parsonal ta marrësh përsëri në duart e tua dhe ti të bëhesh krijues i fatit tënd.  Po, ti mundesh, mos thuaj se nuk mundesh! E gjithë kjo nuk bëhet nesër ose pasnesër, por TANI. E Tanishmja është i vetmi moment në jetën tënde, ku ti aktivisht mund të punosh në realizimin e një jete të lumtur dhe të sukseshme. Në fund të fundit ti në jetë nuk tërhek atë që dëshiron, por ate që je dhe që reflekton nga vetja jote. Pra e gjithë kjo, përmbledhur në një fjali të vetme tingëllon kështu: „Ti duhet së pari të jesh, ajo që pastaj dëshiron të kesh!“

Post a comment