Blogu

KJO BOTË KA NEVOJË PËR TY !

Bota mallëngjon për Ty.
Mallëngjon që ti të tregohesh.
Të tregohesh jashtë kontrollit që ta kanë mësuar.
Të tregohesh jashtë roleve që ti kanë mësuar.
Të tregohesh pa maskat e imponuara.
Pikërisht për njerëz të këtillë mallëngjon bota.

Por ajo që të ndal Ty,
Ajo është vetëm në MENDJEN tënde,
Ajo është vetëm një mendim që ta kanë mësuar të tjerët.
Një mendim se ti nuk je si duhet ashtu siç je !
Se ti duhet të krahasohesh me të tjerët.
Se ti nuk je me vlerë.

Pastroju nga këta mbeturina të lashta.
Hudhi këta plehëra nga koka jote.
DHE JETO !!
Harro se çka të kanë mësuar.
Ti nuk ke nevojë të bëhesh si askushi.
Ti nuk ke nevojë për modele.
Ti je vet model i perëndisë.

Tani ndëgjo:
E vetmja gjë që të nevojitet
është NDJENJA jote!
Ndjenja për një PO të madhe,
për atë mrekulli që je ti.
Ndjenja për një PO të madhe,
për veçantinë tënde.
NISJA PREJ SOT!
Sot është dita e parë!
Dita e parë e JETËS RE.
Kjo është e vetmja mënyrë.
Mënyra për jetën e vërtetë.
Për atë jetë që të takon TY.

Të kanë thënë mendo.
Mendo dhe pastaj nisja.
Unë të them JO, JO !
Nuk është ashtu.
Nisja dhe pastaj mendo!!
Për këtë lloj jete ke ti nevojë.
Kjo është jeta jote.
Ajo jetë që mallëngjon pikërisht për Ty.

Shkëputje nga libri „Kush je TI…?!
Sheki Useini

Post a comment