Blogu

Me Meditim kundër Depresionit!

Çregullimet depresive janë në rritje e sipër te njerëzit. Depresionet janë avancuar dhe perhapur aq shumë, saqë mund të flitet edhe për nje lloj “sëmundje popullore”.
Numri i të sëmurëve nga depresioni vazhdon të rritet me përqindje të madhe. Depresioni mund të paraqitet njëherë dhe pastaj të kalojë nëpër disa faza deri në një sëmundje kronike. Kjo pastaj mund të çojë deri në atë shkallë që të ndjehemi të shqetësuar dhe të pashpresë. Me këtë pastaj lajmërohen edhe vështirësi të koncentrimit. Njerëzit me depresion kanë shpesh çrregullime të gjumit dhe luhajte në peshë. Pastaj nga këta persona vuan edhe familja, shoqëria dhe kjo poashtu manifestohet në punë dhe në aktivitete të ndryshme.
Një depresion rezulton nga negativiteti dhe tejkalimi i tij nuk është edhe aq thjeshtë. Megjithate ne kemi mundësinë që ti ndihmojmë trurit tonë që të rruhet nga mendimet negative dhe ndjenjat negative, pasiqe pikërisht këta kanë një ndikim të madh në kokat tona dhe me këtë edhe në forcimin e depresionit. Në vijim do të ju paraqes disa mundësi shumë efikase për të mbajtur depresionin e mundshëm larg nga vetja.

E para është të përfundosh me të kaluarën! Kjo është pjesa apo veprimi më i rëndë në këtë proces të mbrotjes. Ne përjetojmë gjatë jetës në mënyrë të përsëritshme kohë të vështira, të cilat janë shpesh të lidhura me dhimbje dhe vuajtje. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që këta ndodhi negative ti përpunojmë apo tretim. Nëse ne nuk pastrojmë me të kaluarën, atëherë këta ndodhira do të na ngacmojnë dhe shqetësojnë gjithmonë në vazhdim të jetës. Kjo do të thotë që ne të gjejmë kohë për veten dhe të ju kushtojmë kujdes mendimeve tona. Pra, të lutem ke kujdes se çka mendon. Kjo në fillim është shumë vështirë dhe e dhimbshme, por megjithate kjo është shumë më e mirë se çdo lloj medikamenti kundër kësaj. Uluni në një karrige apo shtriheni dikund komod dhe mbyllni sytë dhe pastaj provoni të merrni thellë frymë. Trupi dhe truri duhet njëherë të relaksohet. Tani duhet të mendoni për ngjarjet që ju kanë lënduar. Nëse një ngjarje e ke parasyve dhe e ndjeni ashtu siç ka qenë atëherë, ky është pikërisht çasti që për këtë periudhë të jetës të falemenderoheni dhe të falni gjithçka dhe secilin. Falemenderimi dhe falja janë ndjenja të forta, që çdo lloj negativiteti e lënë “PA GOJE”. Unë ju premtoj juve se nëse e bëni këtë proces rregullisht dhe ashtu si duhet, ju do të filloni ta shihni jetën ndryshe dhe me sy pozitiv.

E dyta është fokusimi në të ardhmen! Nëse jeni kujdesur për disa ngjarje nga e kaluara, pastaj është e rëndësishme të fokusoheni në të ardhmen. Pasiqë, çka mbjellim sot do të korrim në të ardhmen. Ne duhet të shohim me syrin e mbrendshëm, pra të imagjinojmë se ku shkon rrugëtimi jonë. Mendimet negative nga e kaluara nuk guxojnë të kenë këtu ndikim. Këtu mund të bëjmë të njejtin proces si më lartë. Uluni, mbyllni sytë dhe shiqo në ardhmërine tënde. Shumica mendojnë se ky proces nuk funksionon, mirëpo me durrim dhe pak angazhim mundeni nëpërmjet kësaj ta ndryshoni jetën dhe me këtë ta luftoni depresionin. Truri jonë është i mundshëm të programohet dhe të riorientohet. E rëndësishme është këtu që të ardhmen ta imagjinojmë me saktësinë më të mundshme dhe pyeteni veten pse deshiroj pikërisht një ardhmëri të tillë? Çka më sjell kjo ardhmëri? Ku më çon kjo ardhmëri? Interesant është se kur krijon një imazh të qartë para syve dhe e përsërit çdo ditë këtë, atëherë kjo pyetje “si do ta arrijë këtë të ardhme?“, përgjigjet vetvetiu.

E treta është të ndalosh të krahasohesh me te tjeret! Me rritjen e popullaritetit të rrjeteve sociale, duket se njerëzit me të madhe krahasohen me të tjerët dhe kjo është në rritje e sipër. Ne shohim shumë njerëz të famshëm të cilët duken se çojnë një jetë luksi. Ne e shohim suksesin e tyre, gjërat materiale, pamjen dhe statusin e tyre social dhe dëshirojmë apo mallëngjojmë të çojmë një jetë mundësisht të ngjajshme si ato. Kur ne krahasohemi me të tjerët atëherë bëhet jeta jonë më pak e rëndësishme dhe shumë pak domethënëse. Megjithate kjo nuk do të thotë se nuk duhet ti shiqojmë njerëzit e këtillë dhe të motivohemi nga këta për qëllimet tona. Por fatkeqësisht është shpesh ashtu që ne më tepër merremi me atë personin tjetër se sa me veten tonë. Secili njeri mund të arrijë pikërisht ate që edhe e paramendon dhe imagjinon. Por, dije se nuk te sjell asgje nese krahasohesh me te tjerët, pasiqë kjo pastaj të ngjallë edhe ndjenjën e xhelozisë dhe zilisë. Secili individ është një person i veçantë, secili njeri ka talentin e tij dhe ëndrrat e tija, pse vallë mos ju shkosh pas këtyre ëndrrave?! Ti dhe une, secili ka diçka për t`i ofruar kësaj bote dhe këtë nuk guxojmë të ja kursejmë botës. Nuk guxojmë ta harxhojmë kohën me gjëra të bezdisshme, por të jetojmë ëndrrat tona dhe të përkushtohemi pa rezervë pas realizimit të tyre.

E katërta është të mos i ndrydhësh mendimet dhe ndjenjat e tua. Është e pamundshme të mos keshë mendime dhe ndjenja negative. Gjithmonë ndodhin gjëra të cilat na zhgënjejnë apo na mllefosin, kurse ne shpesh mendojmë se ndrydhja (shtypja) e këtyre ndjenjave mund të na ndihmojë që të mënjanojmë dhe rruhemi nga negativiteti dhe me këtë edhe nga depresioni dhe frikat tjera, por më shpesh ndodhë e kundërta. Pastaj vjen dita kur gjithçka çohet lartë, grrafullon dhe na godit fortë. Për t`u mbrojtur nga depresioni duhet patjetër të mësojmë t`i vëzhgojmë mendimet dhe emocionet negative, pastaj ti ndryshojmë. Ne duhet ti pranojmë të gjitha emocionet, pra ti “akceptojme” e jo t`i ndrydhim.
Pra, pa dyshim meditimi është çelësi univerzal i mbrojtjes nga depresioni, edhe ate me sukses!

Post a comment