Blogu

Mendja le të mos përzihet te punët e Dashurisë!

Mendja mendon gjithmonë se ka të drejtë të përzihet në punët e dashurisë. Por, i gjithë të menduarit nuk i bën mirë dashurisë. Kur mendja përzihet në punët e dashurisë, atëherë i nxjerr nga „terezia“.Të menduarit, e jo dashuria, është ajo që shtynë te ngatresa e madhe e ndjenjave. Nga të menduarit lind ajo çarja në mes asaj që është dhe asaj çka duhet të ishte. Askush nuk e din saktësisht se në çka bazohet dashuria! As njeriu i moralshëm dhe as ai i pamoralshëm nuk e dinë këtë. Mendja e njeriut është ajo e cila e ka krijuar moralin. Këtë e ka bërë me qëllim që ta mbajë shoqërinë bashkë dhe ta ruajë unitetin në shoqëri. Morali ka veti cementi, ai forcon dhe ka dobi të shumëfishta.
Por megjithate të menduarit nuk mund të ta tregojë rrugën drejtë dashurisë dhe shumë më pak të krijojë dashuri. Mendja nuk mund të kultivojë dashuri. Bile edhe vetë të menduarit se kjo është e mundshme krijon menjëherë një lëmsh të ngatëruar.
Jo, unë nuk them se duhet të anashkalohet roli i mendjes në jetën e njeriut. Padyshim se mendja ka të plotësojë detyra të rëndësishme në jetën tonë, por me dashurinë nuk ka diçka të përbashkët. Kjo është kështu pasiqë natyra e mendjes dhe e dashurisë nuk janë të njejta. Ajo që qëndron në lidhje me mendjen, ajo edhe mund të kuptohet nga mendja. Por diçka që në përbërjen e saj të brendshme është e huaj për mendjen, pra nuk është e njejtë si mendja, ajo thjeshtë edhe nuk mund të kuptohet nga ajo. Nuk është e kapshme për mendjen. Por ti tani do të më pyesësh pra: Çka është Dashuria ?!

Dashuria është një gjendje e të qenurit jashtë hapsirës së mendjes. Dashuria qëndron jashtë radarit të mendjes. Për të kuptuar këtë në thellësi, nevojitet vetëdijësimi se çka ndodhë rreth e përqark të menduarit, por nuk guxojmë të tentojmë ta « kapim » dashurinë me ndihmën e të menduarit. Kjo thjeshtë nuk funksionon. Por edhe kush e „anulon“ të menduarit, prapëseprapë nuk arrin te dashuria. Me të vërtetë të lirë nga përzierja e të menduarit në dashuri do të bëhemi vetëm atëherë kur do të vetëdijesohemi në thellësi për domethëneien e gjërë të të menduarit. Kjo ndodhë atëherë kur ne bëhemi vëzhgues i të menduarit dhe kuptojmë se ne nuk jemi vetëm mendja, por diçka shumë më e madhe se ajo. Për këtë është e nevojshmë një VETËNJOHJE radikale e asaj që ndodhë në brendinë tonë dhe jo vetëm diskutime apo pëshpëritje boshe e sipërfaqësore. MEDITIMI është çelësi! Meditimi, dhe jo vetëm përsëritje e pohimeve të ndryshme. Gadishmëria e sinqertë për të hulumtuar në vetëvete duke përjashtuar thjeshtë kufizimet e panumërta, na zbulon cilësinë e vërtetë e të menduarit tonë. Vetëm, kush vetëdijesohet për këtë dhe e përjeton atë në thellësi, mund edhe të behet pjesëtarë vërtetë i dashurisë, pra të antarësohet në familjen e dashurisë. Kështu në fakt e shpëton dashurinë nga intervenimet e përhershme të mendjes në punët e saja. Dashurisë bile edhe nuk i nevojitet të menduarit, ajo „mendon“ vetë në mënyrën e saj!
Sheki Useini

Post a comment