Blogu

Mos u dorëzo sot..!

Shumica e njerëzve nuk arrijnë suksesin e duhur në jetë, jo vetëm se nuk e dijnë saktësisht se çka dëshirojnë dhe se nuk sjellin vendimmarrjet e duhura për qëllimet e tyre, por më së shpeshti ndodhë që njerëzit për shkak të MUNGESËS SË DURIMIT të dorëzohen pikërisht pak para rezulatit përfundimtarë. Nëse dorëzohesh tani, ti asnjëherë nuk do ta zbulon se sa afër suksesit ke qenë! Ndonjëherë nevojitet edhe shumë pak, fare pak angazhim dhe durim deri tek suksesi final, por papritmas dorëzohemi dhe gjithçka dështon, duke mos kuptuar asnjëherë se a do të ja kishim dalë apo jo!

Sot ne jetojmë në një shoqëri, në të cilën askush nuk dëshiron për asgjë të presë me DURIM. Unë besoj se njerëzve ju shpëtojnë shumë mundësi të ndryshme prej dore për t`u  zhvilluar dhe rritur, sepse ata refuzojnë të presin që procesi të shkojë deri në fund, duke u dorëzuar vetëm pak para përfundimit të asaj që kanë filluar më parë. Pritja nuk është vetëm pritje, por ajo mund të jetë shumë më e fuqishme sesa mund ta kuptojmë në shiqim të parë dhe pritja jonë mund të hapë një hapësirë të qartë për më tepër hulumtim dhe zgjerim të mundësive tona. Të mësohesh që me mençuri dhe durim të presësh, në vend që të nxitosh të hudhesh në situata të pakëndshme, që nuk janë të favorshme për ty, është poashtu një pjesë e rëndësishme e Vetëdijësimit dhe rrugës drejt SUKSESIT.

DURIM do të thotë për mua një pritje aktive me besim të fortë për ate që meriton. Një gjë është më se e vertetë, se gjithmonë ja vlen të presësh me durim për atë që meriton, madje edhe nëse ndonjëherë kjo mund të duket e pakumptimtë dhe të zgjasë shumë. Megjithate, mendoni sa shumë gjëra të mrekullueshme kemi lënë në jetë të pa realizuara, vetëm pse nuk kemi pasur edhe vetëm pak më tepër durim, që realizimi i tyre të përfundoj plotësisht.

Veproni sipas bindjes suaj dhe mos dëgjoni njerëzit tjerë. Ata që ju duan me të vërtetë, ju ndalojnë për shkak se ju dhimbeni atyre për shkak të ndonjë zhgënjimi eventual , kurse ata të cilët nuk ju duan dhe nuk besojnë në juve, atyre nuk ju pëlqen që ju të jeni të suksesshëm. Për këtë arsye unë sugjeroj që ta ndëgjoni me vëmendje veten dhe t`i realizoni ëndrrat e juaja. Ata që ju duan, ata edhe do të gëzohen me sukseset e juaja, kurse të tjerët as që edhe janë relevant për suksesin dhe jetën e juaj.

Sheki Useini – Nathan,

Zvicër / Nëntorë 2018

Post a comment