Blogu

Nëse nuk mësohesh të mbjell falë, atëherë edhe nuk do të korrë QETËSI dhe PAQË!

Në brendinë e përvojave tona jetësore,  të cilat në shiqim të parë duken të tmerrshme, është e fshehur edhe MËSHIRA e përcaktuar për ne. Çka do të thotë kjo? Kur njeriu mësohet të falë, madje edhe atëherë kur ai nuk shehë asnjë arsye për këtë, atëherë kjo mëshirë shfaqet me tërë shkëlqimin e saj. Kur falë veten dhe të tjerët, atëherë edhe mund të ndjeshë këtë mëshirë. Falja është mbështjellësi i mëshirës. Kjo është mëshira që sjell PAQË dhe që të lidhë me burimin e brendshëm. Kjo është mëshira që është gjithnjë e rezervuar për Ty. Të këmbëngulësh që mos falë veten dhe të tjerët, do të thotë të këmbëngulë që vullnetarisht të refuzosh mëshirën, atë që është e dedikuar për ty. Të këmbëngulë në mosfalje do të thotë të saboton një DHURATË të çmueshme, nga njëra anë dhe nga ana tjetër të sakrifikon Paqën e brendshme në favor të errësirës dhe sikletit të përhershëm.

Nëse nuk mësohesh të falë, atëherë edhe nuk do të mësohesh të jeshë rehat. Provo, ndoshta mund të të duket e dhimbshme, por shbërblimin e ke të garantuar! Pra edhe më thjeshtë e formuluar do të thotë se mëso të mbjell faljen, atëherë do të korrë edhe mëshirë.

Post a comment