Blogu

Nuk e meriton secili të jetë afër teje!

Rrethoju me njerëz, që të përkrahin të shkëlqesh, kurse ata që nuk e kuptojnë këtë, le të shkojnë! Çlirohu menjëherë nga njerëzit negativë në jetën tënde, plotësisht, madje edhe pa kërkuar falje! Mos u shoqëro me njerëz që të nënçmojnë, të kufizojnë dhe të bëjnë të ndjehesh i pasigurt, Kjo nuk ka kuptim që ta lejosh! Nëse ke njerëz rreth vetes që mendojnë se je një budalla dhe i paaftë, të tillët largoj menjëherë nga jeta jote. Pik!

Lejoi vetes ta bësh këtë. Nuk të duhet leja e askujt. Mos pyet askend për këtë. Nuk ka asnjë arsye që për këtë të ndjehesh keq. Bëre sot! Bëre gjithmonë, këta nuk janë miqt e tu, pasiqë miqtë nuk flasën me mikun që ta nënçmojnë dhe poshtërojnë.

Nëse këta njerëz negativ janë nga të afërmit e tu, si të tillët me të cilët keni shkuar në shkollë, apo punoni me ta ose edhe më vështirë është nëse janë anëtarë të familjes, atëherë kufizoje kohën tënde me ta në minimum.

Bëje këte dhe mos harxho energji, pasiqë kjo energji të nevojitet për veten tënde. Nëse nuk e kufizon kohën me këta, atëherë do të ja kufizon vetes kohën që të merresh me rritjen dhe zhvillimin tënd.

Ne kemi mjaftueshëm sfida dhe detyra me veten tonë dhe nuk kemi nevojë që dikush të na ngatërrojë me energji dhe parashikime negative. Kjo na shkakton edhe më tepër zhurmë dhe frikë në mendjen tonë.

Rrethoje veten me njerëz të cilët do të jenë përforcim për atë zërin tënd të brendshëm, që të thotë se ti mundesh të jesh i lumtur dhe i suksesshëm në jetën tënde. Njerëzit e tillë pozitiv do t’ju bëjnë të ndjeheni më mirë, sepse do ta ndihmojnë kurajon tënde të lëvizë me më tepër energji në drejtimin që ke përzgjedhur.

Kurdo që vëreni se dikush në mjedisin e juaj nuk përshtatet në këtë kategori të njerëzve pozitiv, të sinqertë, mbështetës dhe inkurajues, çlirohuni apo largoni nga jeta e juaj pa kërkuar falje, pa pardon, sepse ata nuk e meritojnë të jenë aty, afër  juve.

Gjëja e parë është të dini se Ju i keni borxh vetes që ta jetoni jetën me plot gjallëri dhe pozitivitet, pa e helmuar nga influenca e njerëzve negativ.
Kurse e dytë është, po aq e rëndësishme, që ju vetë të bëheni njëri prej atyre që është i mbushur me plot pozitivitet, i sinqertë, inkurrajues dhe mbështetës i të tjerëve.

Mos u pendo asnjëherë, nëse ke larguar dikend nga jeta jote, që të ka bërë të ndjehesh keq. Bota ka plot njerëz të suksesshëm, të cilëve këta „negativistat“ ju kanë thënë se ëndrrat dhe idetë e tyre nuk janë të mundshme, por të suksesshmit nuk i kanë ndëgjuar dhe kanë vazhduar rrugën e tyre!

 

Sheki Useini – Nathan

Tetovë / Tetorë 2018

Post a comment