Blogu

Nuk është PROBLEMI që të rëzon në Jetë..!

Mos prisni që jeta VETVETIU të bëhet më e mirë dhe më e lehtë, sepse kjo thjeshtë nuk ndodhë!

Shumë njerëz janë duke pritur që diçka të ndryshojë dhe të bëhet më lehtë për ta, por në fakt jeta ju bëhet edhe më e vështirë, përkundrazi të gjitha rrethanave të jashtme që ndryshojnë vazhdimisht.

Jeta jonë bëhet më e mirë dhe më e lehtë për neve, vetëm atëherë kur edhe ne bëhemi më të mirë dhe më të fortë. Prioriteti kryesorë më i çmuar në jetë është të investojmë dhe punojmë pandërprerë me veten tonë.

Sepse kur bëhemi më të mirë, më të aftë dhe më të fortë, është shumë më lehtë të përballohesh me gjërat që ka jeta për të ofruar.

Ne shpesh shikojmë njerëzit tjerë, për të cilët mendojmë se nuk kanë fare probleme dhe themi: “lehtë e kanë ata!”, duke mos e parë apo anashkaluar se edhe këta njerëz kanë të njëjtat probleme, madje ndonjëherë edhe probleme shumë më serioze. Por ata trajtojnë problemet ndryshe, tregohen më të fortë, më të zgjuar dhe më të aftë! Kjo në të vërtetë nuk ndodhë se ata e kanë më lehtë dhe nuk ju ndodhin gjëra të këqija, por sepse REAGOJNË NDRYSHE ndaj tyre.

Disa nga njerëzit, madje nga problemet më të mëdhaja, janë në gjendje të krijojnë mundësi të ndryshme për veten e tyre, derisa të tjerët nga po të njetat probleme arrijnë ta shkatërojnë dhe rëzojnë veten e tyre.

Shpesh njerëzit mashtrohen dhe thuan për të tjerët se ata ja kanë dalë pasiqë kanë pasur thjeshtë FAT, por jo, nuk është vetëm fat, por është aftësia e tyre, mënyra e të menduarit dhe të reaguarit ndaj problemeve. E mira është se e gjithë kjo ka mundësi të mësohet duke punuar me veten në mënyrë të vazhdueshme. Megjithate shumica e njerëzve nuk punojnë në kultivimin e aftësive të tyre, por përkundrazi justifikojnë duke fajësuar edhe veten edhe të tjerët dhe në fund thuan se e gjithë kjo është vetëm një çështje e padrejtësisë.

Por unë nuk mendoj kështu! Ndonjëherë ka padrejtësi dhe këtë nuk mund ta mohojmë, por ajo që është gjithmonë më e rëndësishme, eshtë se si ne reagojmë ndaj asaj që na ndodhë.

Ju lutem mos e harroni këtë asnjëherë!

Ju uroj të gjithëve një fundjavë të bukur.

Sheki Useini

Post a comment