Blogu

Nuk ka KRIZË, që nuk fshehë një bekim për TY!

Aktualisht, derisa argëtohem në punët e mia që adhuroj, kuptoj se jetoj atë jetë që kam dashur gjithmonë. Kjo ndjesi e shton edhe më tepër kënaqësinë që të ndajë me JU përvojat e mia të rrugëtimit drejt sukseseve. Kjo ndonjëherë më duket se ka ndodhur shpejtë. Por nuk është ashtu! Shumica e njerëzve e shohën rezultatin, por jo edhe rrugëtimin deri te kjo. Të gjithë ne e dijmë se sa barriera, kriza, sfida dhe ndryshime ndodhin në jetën e secilit prej neve. Në jetë ka probleme që mund të na thejnë plotësisht! Ka probleme që rikthehen pandërprerë, madje edhe atëherë kur mendojmë se i kemi kapërcyer. Kështu që ndonjëherë është vështirë të qëndrosh  i palëkundshëm dhe të mbashë BESIMIN E FORTË për të mirën që vjen nesër. Pra, unë thashë se është „ E VËSHTIRË“ dhe nuk thashë se është e pamundur. Në jetën time përmes përvojës kuptova qartë se është e mundur dhe se në secilin prej këtyre problemeve është i fshehur një bekim. Mirëpo këtë nuk e kupton menjëherë! Pse?!

Tani ju bëj një pyetje: Kur keni përjetuar krizën e fundit? A menduat atëherë se kjo ishte për ju si një “fundi i botës“, pa zgjidhje? A jeni ndjejë atëherë i pafuqishëm, i frustruar, i mbingarkuar, i dëshpëruar? A i keni thënë atëherë vetes se kjo tani mjafton, nuk mundi dot mëtej? Por, kjo ju ndodhë të gjithëve! Secili përjeton momente, në të cilat rrethanat e jashtme veprojnë si një krizë e pakapërcyeshme. Rrethana të tilla kontrollojnë jetën e shumë njerëzve dhe dominojnë në përditshmërinë e tyre. Madje rrethanat disave ju lënë edhe plagë të përhershme.

Por çka duhet bërë pra?!
E vetmja mënyrë për të shmangur këtë është NJOHJA E BEKIMEVE që fshihen në çdo KRIZË. Kriza më e keqe bëhet bekimi më i madh. Ky është triumfi i madh.
Ekzistenca nuk e dërgon krizën asnjëherë pa një shans të ri. Perëndia nuk dërgon probleme pa bekim! Disa njerëz kalojnë nëpër ndonjë krizë që zgjat me vite, kurse disa të tjerë pothuajse përfundojnë shumë shpejt me të. Çfarë krize është dhe sa kohë do të zgjasë, shumë pak varet nga rrethanat. Ajo shumë më tepër varet se SI REAGON personi ndaj tyre. Mençuria qëndron në ate, që në atë krizë ta njohëm bekimin e fshehur!

Asnjë jetë e lehtë, nuk ka krijuar mendje apo personalitete të fuqishme! Kriza është bekimi i madh. Ajo është pjesa tjetër e monedhës së jetës. Për shembull, shumë njerëz vuajnë fuqishëm kur ju shkatërohet një lidhje dashurie, në të cilën kanë investuar shumë kohë, dashuri dhe përkushtim, por dikur më vonë kuptojnë se kjo ka qenë në fakt gjëja më e mirë që ju ka ndodhur. Kështu ndodhë edhe me largimin nga vendi i punës, dështimi në biznes, etj.
Ju lutem, mos harroni se, sa herë që na mbyllet një derë, njëkohësisht hapen disa dyer tjera. Kjo ndodh gjithmonë! Me kalimin e viteve mund të kuptohet kjo mënyrë paradoksale se si funksionon JETA jonë. Kur e kuptojmë këtë, atëherë mësojmë të reagojmë më me mençuri ndaj vështirësive dhe presim me durim zbulimin e bekimeve që fshihen prapa problemeve tona. Në veçanti nëse në situata të këtilla e praktikojmë MEDITIMIN, e gjithë kjo qartësohet edhe më shpejtë.

Periudhat kohore që i përjetojmë si kriza, ata na bëjnë më të fortë. Mëso të jesh mirënjohës për këtë. A nuk është kjo një vështrim shumë më i mirë për situatën sesa ANKESA e vazhdueshme apo keqardhja për veten?!
Derisa rrethanat e jashtme
ndikojnë në jetën e juaj, ju mund të prisni kriza. Mirëpo, në atë moment kur e merrni kontrollin mbi reagimet e juaja, atëherë i ktheni ankesat në MIRËNJOHJE. Kur do ta praktikoni rregullisht këtë, atëherë jeta fillon të rrjedhë si lumi përpara. Besoni se ju kurrë nuk do të vini në një krizë që është e pamundur ta kapërceheni. Ji mirënjohës dhe herën tjetër kur të trazon një krize, bëri pyetjen magjike vetes:

“Çfarë bekimi fshihet pas asaj që më ndodh tani mua?”

Sa më thellë shiqoni, aq më lehtë do të jetë. Kur e bëni këtë, ju mund t`i thoni “lamtumirë” frustrimit, mllefit dhe sikletit, që lindin nga rrethanat e këtilla.
Ne e dijmë se asnjë dru nuk mund të forcohet pa mos ju përballuar stuhirave, kështu që edhe askush nuk mund të bëhet më i fortë në jetë pa SFIDA të ndryshme. Këtë e rrumbullaksoi edhe më bukur poetja e njohur angleze Vivian Greene, duke thënë se:

„Jeta nuk është pritje që të kalojë stuhia. Jeta është vallëzim në shi“.

 

Me shumë Dashuri

 

Sheki Useini – NATHAN

Post a comment