Blogu

NUK KA RASTËSI!

Secili prej neve mundet dhe ka të drejtë të besojë në rastësi, në pasuri apo varfëri, në shëndet apo sëmundje, në fatin e mirë apo fatin e keq, si psh. të fitosh në lotari apo kështu diçka të tillë, por për mua kjo nuk shkon!

Nga qielli nuk kanë ra as sëmundjet, as krizat, as fatkeqësitë, as edhe mangësitë! Për të gjitha këta jemi vetë ne përgjegjës, individi dhe bashkë me të edhe kolektivi. Pra, të gjitha këta janë të vetëkrijuara! Po, unë besoj se ka sëmundje trashiguese dhe sëmundje që kemi sjellur me vete. Por sidoqoftë, ajo që mund ta pranoj më lehtë është se shumicën e sëmundjeve tona, realitetin tonë personal ne e krijojmë vetë, përmes shumë veprimeve dhe krijimeve të vetëdijshme si dhe shumë të atyre të pavetëdijshme.

Po si ndodhë kjo?! Para së gjithash:

  • Nëpërmjet MENDIMEVE gjykuese, që kemi ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve.
  • Duke refuzuar dhe shtypur NDJENJAT tona.
  • Duke mos e pranuar TRUPIN tonë dhe duke mos u sjellur ndaj tij me dashuri.
  • Duke e tradhëtuar ZEMRËN tonë me detyrim që ajo të jetojë me diçka dhe me dikend që nuk don.
  • Duke e MBINGARKUAR veten vazhdimisht, pa i ofruar relaksimin e duhur.
  • Duke e sakrifikuar dhe viktimizuar veten për të tjerët.
  • Duke mos qenë i (e) aftë të thuash „JO“ atëherë kur Zemra jote të thotë „Kjo nuk është e vërteta për ty, me këtë e gënjen e veten!“, por ti përkundrazi thua „PO“, pasiqë ke frikë nga refuzimi!
  • Duke pasur gjithmonë FRIKË se çka do të mendojnë të tjerët për ate se si ti mendon, si vepron dhe si ndjenë.
  • Duke u ushqyer trupin me gjithçka çka të del përpara!

Sa më i vetëdijshëm të jeshë për këta gjëra të pavetëdijshme, po aq më tepër do të shpërblejë jeta jote me shëndet, me „fat“, sukses dhe me dhurata të ndryshme.

Sa më tepër të praktikon MEDITIMIN, po aq më tepër do të ndezë një dritë në rrugëtimin tënd drejt një jetë të cilën e meriton ta keshë. Kjo nuk është vetëm mundësi, por para së gjithash një PËRGJEGJËSI serioze!

Fillo të mediton dhe diferenca nuk do të mungon.

Me shumë dashuri për një jetë me plot shëndet dhe bollëk.

 

Sheki Useini

Post a comment