Blogu

Nuk ka MENDJE aq të mençur që mund të rregullojë një ZEMËR të thyer!

Nuk ka njeri që mund të shpëton nga pikëllimi apo DHIMBJA, atëherë kur një lidhje dashurie shkatërrohet! Për Mendjen, kjo është njëra nga sfidat më të mëdhaja që mund t`i ndodhë dhe kundrejt kësaj mund të ngelë vetëm gojëhapur. Hapi i parë që ajo bën është të gjej sa më shpejtë një fajtorë. Por kjo nuk shkon, nuk ka as fajtorë, as humbës dhe as fitues! Çdo Dashuri është një dhuratë e çmuar. Ti nuk mund të jeshë as fitues dhe as viktimë, por ose nxënës ose mësues. Ky njeri, që sot nuk është në lidhje me ty, nuk erdhi në jetën tënde për të të lënduar apo për të të krijuar dhimbje të reja. Ky njeri, që në fillim ishte si engjull aty dhe tani ti vuan nga largimi, refuzimi, mosprania e saj (tij), don që ti nëpërmjet kësaj forme të dhimbjes së rëndë të merr 100% PËRGJEGJËSI për ndjenjat e tua. Ky person, që sot nuk është me ty, erdhi në jetën tënde që ti tani të të tregojë në mënyrë të dhimbshme se çka mendon ti për veten tënde, të të tregojë se sa e fuqishme është BINDJA jote që ke për vetveten. Kjo dhimbje e padurueshme është një dhuratë në jetën tënde, por me një paketim të mjerueshëm! Ato që ti sot ndjen si dhimbje, lëndim, refuzim, vetmi apo boshllëk, kanë qenë që më parë aty në brendinë tënde. Tani ata duhet të shërohen, ndoshta janë plagë të vjetra, ndoshta tani duhet të fillon të shëron besimin që ke për veten tënde, besimin se nuk je i (e) mjaftueshëm, pa vlerë, i mjerrë, e tj, etj.

Derisa ti nuk vendos të kupton se KUSH JE TI dhe se VENDIMMARRJA për lumturinë tënde është në brendinë tënde dhe jo në duart e dikujt atje në botën e jashtme, atëherë ti do të përsëriten situata të ngjajshme. Madje jeta do ta shtojë dozën e saj!

Nuk është asnjëherë fajtorë personi tjetër, nuk ka hakmarrje, nuk ka urrejtje, por vetëm të kuptuarit e asaj që ndodhë.

Ji falenderues për këtë që të ka ndodhur, kjo do të zgjojë edhe më tepër guxim në ty. Mos harro të jesh falenderues për dhimbjen dhe lëndimin që ndjenë, kjo do të ndihmojë të dalësh edhe më i zgjuar nga kjo situatë dhe të rritesh më shpejtë.

 

Ju uroj një të Dielle të rehatshme!

(së shpejti do të kemi një FB-LIVE me temën „Si të përballojmë më lehtë një ndarje?!“

 

Sheki Useini / Zvicër/Nëntorë 2019

Post a comment