Blogu

PSE DËSHTON DASHURIA?!

PSE DËSHTON DASHURIA?!

Nuk është fare lehtë të keshë një përgjigje univerzale për këtë pyetje.Vetë parashtrimi i kësaj pyetje përmban në vete një lloj misteri. Ajo qëndron në ate se a është dashuria ajo që dështon apo ato që janë pjesë e dashurisë. Dashuria në fakt nuk mund të dështojë, nuk ka çka të dështoj.ajo. Ajo është dukuri hyjnore absolute dhe është gjithmonë ashtu siç është. Por dështak mund të jenë vetëm ata të cilët nuk sillen me respekt ndaj saj, nuk janë të vetëdijshëm për rëndësinë e saj apo e keqpërdorin për qëllime të dobëta. Dashuria nuk dështon, por unë do thoja se ajo mund të „shuhet“, „të rrëzohet“ apo të„largohet“ose ta ndrojë pronarin e saj! Por, pyetje ishte se kur dështon ajo?

Më lejoni të shpalos disa këndvështrime të kija në lidhje me këtë pyetje.

  1. Dashuria fillon të dështojë nga ai moment kur njeriu fillon të llogaritet pronë e njëri-tjetrit. Njëri tjetrin e TRAJTON si mall/pronë të veten! Në dashuri nuk ka pronë. Askush nuk i takon askujt! Askush nuk mund të jetë prona jote dhe ti nuk duhet të jesh pronë e askujt.
  2. Dashuria dhe bashkëjetesa fillojn të rëzohen atëherë kur konfiskohet LIRIA e njëri tjetrit. Askush nuk ka të drejtë ta uzurpojë lirinë e askujt. Nëse nuk je i lirë, nuk mund të jesh i lumtur dhe nëse grabit lirinë dikujt tjetër, ai (ajo) nuk mund ta jetë e lumtur, përkundrazi kjo krijon egërsi! Nuk mund askend ta mbashë mbyllur dhe të thuash se jeton me njeri të lumtur!Poashtu kur uzurpon lirinë e dikujt tjetër, edhe ti vetë nuk je i lirë!!

 

  1. Dashuria fillon të dobësohet kur ritet tendenca për ta dominuar njëri tjetrin. Kjo shkakton situatë të tensionuar, pasiqë askush nuk pranon me dëshirë të dominohet nga askush. Tendenca të këtilla nuk përfindojnë mirë.
  2. Dashuria dhe bashkëjetesa fillojnë të rëzohen kur puna e shtratit shëndrohet nga kulmi i kënaqësisë në punë mekanike. Dhoma e gjumit vazhdon të ngel e egër, por jo për butësi, ledhtim dhe kënaqësi, por për qerasje të hesapeve, debateve, përplasjeve dhe ajo bëhet nga tempulli i kënaqësisë në FUSHËBETEJË – komorë abuzimi.
  3. Dashuria dështon kur dallimet në mes partënerëve fillojnë të bëhen tema të gjata diskutimi! Dikur këto „dallime“ nuk dukeshin fare, kurse tani nga dita në ditë shtohet numri i tyre dhe shtohen fajsimet ndaj njëri tjetrit, edhe për imtësira banale.
  4. Dashuria poashtu dështon kur xhelozia ndaj njëri tjetrit kalon në sëmundje, kur njëri fillon të demonstron forcë, pasiqë ate përvetëson më mirë, kurse tjetri kërcënohet me ligjin, duke besuar se ligji do ta rregullojë bashkëjetesën – dashurinë. FORCA dhe LIGJI asnjëherë nuk mund ta shpëtojnë dashurinë, por mund ta rëzojnë më shpejtë!
  5. Dashuria poashtu dështon atëherë kur ti mendon se të gjitha këta që përmenda deri tani , ti mund t`i kompenzon ndryshe, si me dhurata, pushime, shëtitje luksoze, stolisje të shtrejnta, fjalë të bukura, para, e tj. Por kompenzimi nuk është asnjëherë zgjidhje afatgjate, trajton vetëm simptomet, kurse problemi vazhdon të jetojë.

Dhurata më e madhe në dashuri është vetë Dashuria, sinqeriteti, respekti dhe butësia.

Dashuria shpëtohet me dashuri!!!

Post a comment