Blogu

REAKSIONI i duhur në momentin e duhur!

Në kohën e fundit ndodhë shpesh që njerëzit të më thuan: “Sheki, ka qenë lehtë për ty, paske pasur fat, ke shkuar në Zvicër! Ke qenë në kohën e duhur dhe në vendin e duhur! Unë duhet vetëm të buzëqeshi, pa përgjigje. Shumica që shohën suksesin tim, nuk e shohën dhe akoma nuk e kuptojnë RRUGËTIMIN tim drejt këtij suksesi. Suksesi nuk vjen brenda natës dhe sukses nuk ka vetëm në Zvicër apo Amerikë. Rezultati i çdo suksesi të shëndoshë përmban në vete vite pune, përkushtim i vazhdueshëm, angazhim sistematik, vetëdisciplinë, sfida, dhimbje, vetëbesim, ulje dhe ngritje të shumta, motivim, MEDITIM dhe DASHURI drejt qëllimeve të përcatuara me qartësi.

Jo të gjithë e dijnë pse janë të suksesshëm! Kush nuk e din saktësisht pse është i suksesshëm, ai sukses shpesh mund të jetë  i përkohshëm.

Asnjëherë mos braktisni ëndrrat e juaja dhe TË LUTEM mos beso në atë që sot shpesh e lexon apo ndëgjon, si: „Ke kujdes mos të ta vjedh dikush ëndrrën tënde?!“.Më fal, por çka është kjo? Jo, jo ASKUSH nuk mund të ta vjedhë ëndrrën TËNDE, nëse ajo është me të vërtetë e jotja. Sa më e madhe ëndrra, po aq më e vogël konkurrenca. „Lufto“ për ëndrrën tënde deri në fund,se  askush nuk ta vjedhë atë që është e destinuar për ty. Kjo frikë nuk të duhet.

Por edhe askush nuk mund të të premtojë se suksesi është i thjeshtë. Personi që përdor këtë fjalorë, se suksesi është i thjeshtë dhe i lehtë, unë mendoj se po i njejti akoma nuk e ka të qartë se për çka flet!

Një e vërtetë është shumë e rëndësishme: MOS U DORËZO NË DËSHTIMIN E PARË! Pikërisht pas kësaj shpesh FILLON rrugëtimi drejt asaj që je duke kërkuar. Ti asnjëherë nuk mund ta din se sa afër je drejt suksesit që synon!

Kujdes, shumica dështojnë pikërisht në atë moment duke qëndruar te porta e suksesit me BILETËN hyrëse në dorë!

Me shumë DASHURI për JU dhe një fundjavë të mrekullueshme.

Sheki Useini – NATHAN

Zvicër / Janar 2019

Post a comment