Blogu

Sa më e fuqishme DËSHIRA, aq më e vogël FRIKA!

Kur thellë në Zemër ndjejmë fuqishëm se dëshirojmë të krijojmë diçka madhështore, atëherë aty ngushtohet vendi për frikën! Barrierat bëhen të parëndësishme dhe fokusi nuk lëviz dot nga qëllimi. ENERGJI shtohet nga ditë në ditë. Çdo çast e jetojmë me plot VETËDIJE, duke mos harruar asnjëherë ate që synojmë.

Kujdes! Kur dëshira nuk është e fuqishme sa duhet, atëherë hamendemi dhe frikësohemi nga rreziqet, të cilat shumë herë duken vetëm si „rreziqe“, por në fakt nuk janë të tilla. Mëso në qetësi të qartëson me veten se sa e fuqishme është dëshira jote.DHURATA jote e vërtetë gjendet përtej „rrezikut“, pra në anën tjetër të frikës. Në atë moment kur ti e kupton këtë, atëherë ti nuk do të ndalon asnjëherë, përkundrazi çdo lloj frike të mundshme. Frika ka gjithmonë një mesazh të rëndësishëm për ty. Ajo të tregon se ti je gjithmonë më i madh se ajo dhe se në anën tjetër të saj të pret diçka shumë më mirë se deri tani. Rritja e vërtetë nuk fillon asnjëherë para pragut të frikës, por përtej saj.

Sheki Useini – NATHAN

November 2018

Post a comment