Blogu

Të gjithë biem në DASHURI ndonjëherë, apo jo?!

Kur kjo na ndodhë, atëherë jemi në një gjendje superiore të vetëdijes dhe perceptimit.

Mirëpo një mendim i përgjithshëm dhe tanimë i pranuar është se kur jemi të dashuruar në dikend, atëherë nuk e shohim personin ashtu siç është në të vërtetë!

Poashtu mbizotëron edhe mendimi se kjo gjendje nuk mund të zgjasë përgjithmonë dhe se herët a vonë do të kthehemi përsëri në „realitetin normal“.

Pra me fjalë tjera, mendohet se e gjithë kjo është një projeksion apo iluzion dhe se nuk korrespondon me realitetin, dhe për këtë arsye edhe nuk mund të zgjasë po aq sa zgjatë një lidhje apo edhe më gjatë.

Megjithate, unë duke u mbështetur në përvojën dhe pjekurinë në jetën time personale, mendoj se e kundërta është e vërteta, që do të thotë se realiteti i vërtetë është gjendja e të qenurit i dashuruar, kurse ajo që vjen pastaj është më tepër një iluzion apo projeksion i krijuar nga një këndvështrim tjetër.

E vërteta qëndron në brendi të gjendjes kur je i dashuruar!

Po nga vjen ai mendim që e ka shumica në opinion??

Unë mendoj se kjo ndodh sepse dashuria me ne më së shpeshti ndodh në momentin e zhvillimit dhe rritjes tonë personale, kur akoma nuk kemi një strukturë të qartë të personalitetit që është në gjendje të përballojë të gjithë atë sasi dashurie, të ushqehet nga ajo me vëmendje dhe të vazhdojë të qëndrojë në atë gjendje të vetëdijes.

Të qenurit i dashuruar është në esencë këndvështrimi i vërtetë dhe kjo që ne shpesh e quajmë edhe eufori apo iluzion, është pikërisht ajo gjendja e jonë natyrore që kemi sjellur me vete, pasiqë nuk na e mësoi askush deri tani. Dashuria u shfaq, ajo lulëzoi, papritmas ishte aty dhe madje nuk e dijmë as edhe nga erdhi. Kjo është një gjendje e lartë shpirtërore që jeton në brendinë tonë. Ajo gjithmonë jeton në brendinë tonë.

Pra e kam shumë vështirë të jem dakord me mendimin kolektiv. Unë konstatoj se vetëm kur e doni dikend me gjithë Zemër e shihni të VËRTETËN, vetëm atëherë e shihni atë person në dritën tuaj të vërtetë, sepse atëherë ju e shihni atë nga një këndvështrim i lartë, ashtu siç do ta kishte parë vetë Zoti.

Madje do thoja se kjo është edhe arsyeja e vërtetë pse ju ka ndodhur DASHURIA.

Kurse nga ana tjetër, të aftësohesh të dashurosh gjithçka, është ART, që do të thotë se je mësuar të shofësh gjërat dhe njerëzit me sytë e Perëndisë.

Pra ji shumë i lumtur kur bie në dashuri me dikend, pasiqë ti tani ke filluar atë njeri ta shofësh me sytë e Perëndisë, me sytë e Zotit.

 

Sheki Useini / Zvicër, Nëntorë 2019

Post a comment