Blogu

Të lutem zgjidh me kujdes MENDIMET e tua!

Mendimet janë fara, kurse JETA jote është fryt i tyre.

MEDITIMI të ofron mundësinë e mjeshtrimit në këtë drejtim.

Të mjeshtrosh mendimet e tua do të thotë të aftësohesh për jetën dhe të mësohesh të mbashë fortë timonin në duart e tua.

Kjo nuk është lehtë! Ke të drejtë nëse mendon kështu. Por, NUK KA MËNYRË TJETËR për një jetë pozitive. Edhe unë e kam të qartë se ndonjëherë kjo është tejet vështirë, por kur e dini se si bëhet kjo, atëherë është e gjitha shumë lehtë. Jemi të bekuar që kemi këtë mundësi të mrekullueshme të zgjedhjes në disponimin tonë.

Kjo na mundëson opcionin që ta bëjmë jetën tonë edhe më të bukur, pavarësisht nga rrethanat e ndryshme që kemi. Nuk mund ta paramendoj se si do të dukej njerëzimi, sikur njeriu të mos e kishte këtë mundësi që të zgjedhë mendimet e veta, pra të zgjedhë farën e duhur për jetën e tij..! Një gjë është shumë e saktë se askush nuk ka jetuar një jetë pozitive duke mbjellë mendime negative.

Të gjithëve një të Diellë pozitive!

Me shumë Respekt.

Sheki Useini – NATHAN

Post a comment