[ December 8, 2019 by Sheki Useini 0 Comments ]

Ti je „MAFIA WOMEN!“

Ti je „MAFIA WOMEN!“

JOO….!

Askund s`jam!.

Sot akoma plagë shëroj,

pëshpëris në vete

hajt se edhe kjo kalon,

po më thuaj

si të merresh vesh,

me një Zemër të thyer,

që në dhimbje e rrëmujë

asgjë nuk kupton!

 

Jam largë te malli,

atje ku ndjenja

për ty vibron,

s`dorëzohet dot,

buzëqeshja, përqafimi,

syri i bukur me ngjyrë lumi,

faqet e buta si pendë pëllumbi,

kjo të godet në shpirtë,

më fuqishëm se plumbi.

 

Nuk fiket ndjenja,

të thotë unë nuk të fal,

as të vras,

e as të ngjalli,

hej, kjo është dashuri,

nuk është lehtë,

pa dhimbje e lëndim,

tani nuk ke shpëtim!

 

Besoj në mbijetesë,

po si ta dorëzoj

edhe këtë shpresë?!

Malli për ty,

nuk bëhet hi,

pa mëshirë të shtërngon,

çdo shpirtë që dashuron,

dramë të këtillë

i detyruar të përjeton,

me emocione vërdallë

me frikë e dyshim,

se pa ty,

shpirti s`ka për t`ja dalë!

 

„Mafia Women“ të thashë,

po edhe „e çmendur“

ndonjëherë të thirra,

eleganca jote,

shkëlqim i pandërprerë,

me shumë mençuri,

me plot gjallëri,

për një fjalë,

me heshtjen tënde

papritmas më„dënove“,

në kujtime pafund,

me një krizë më ngatërove.

 

Sapo kuptova,

se një princezë takova,

një mrekulli njoftova,

po në atë çast u largove,

në heshtje e pa fjalë,

bllok“ anë e mbanë,

më hudhe matanë,

në terrin e vuajtjes,

dilemës e kaosit,

në klithma e neveri,

më le si lisi në stuhi,

si luani në shkretirë,

vërdallë poshtë e lartë,

me ndjenja në vetmi,

pritje, shpresa,

faj dhe mbresa,

përgjigje tek vetja kërkova,

a thua vallë,

këtë rradhë shumë gabova?!

 

Si askush më parë,

gjithçka më dhurove,

asgjë nuk kërkove,

papritmas „bey, bey!“

reagove si kurrë më parë,

hej,..me lotë në sy,

më le duke qarë!

A thua vallë këtë lëndim,

ta paskam borxh si kthim,

kjo nuk tretet dot,

Zemra e thyer nuk shërohet,

as n`dimër dhe as n`verë,

derisa të thotë shpirti

lamtumirë përherë!

 

Sheki Useini

Dhjetorë 2019 / Zvicër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *