Blogu

Ti nuk je I BURGOSURI i së kaluarës tënde!

Ti nuk je I BURGOSURI i së kaluarës tënde!

Ajo ka qenë vetëm SHKOLLË për ty dhe jo burg i përjetshëm.

Nëse do të vazhdon të ngelë edhe mëtej i burgosuri i saj,

atëherë ti do të bëhesh edhe VIKTIMË e ardhmërisë tënde.

Ajo që dëshiroj të ndajë me ju sot është një barë shumë e madhe që e bartin shumica e njerëzve me vete. Ajo është:

E KALUARA E TYRE!

Këtë e konstatoj gjithmonë në takimet e mia se e kaluara është një barrë e madhe për shumë njerëz, pavarësisht se çfarë ka ndodhur me ta. Shumë prej tyre mbajnë lëndime, zhgënjime, probleme, madje që nga fëmijëria e tyre.

Shumë njerëz kanë përjetuar trauma serioze, që tani janë duke u munduar t`i lënë pas tyre. Kjo natyrisht nuk është edhe aq lehtë! Kushdo që ka filluar të punojë me veten, ai e ka përjetuar dhe e din  se jeta e jonë është një dimension komplekse me plot shtresa. Çdo  përjetim i pakëndshëm nga e kaluar krijojnë një shtresë të caktuar, që e mbëshjtjell brilancën e brendshme, dritëne brendshme, që të shkëlqejë me tërë bukurinë e saj.

Është një PADREJTËSI E EGËR që i bëjmë jetës, duke qëndruar gjithmonë i mbështjellur me këta shtresa, ngarkesa nga e kaluara, që na tërhekën tëposhtëz dhe që na pengojn shkëlqimin nga brendia jonë. Secili njeri bartë DRITË dhe DASHURI në brendi. Ne nuk kemi RRUGËDALJE tjetër, përveç se ti kthehemi VETVETES nëpërmjet meditimit dhe të pastrojmë shtresë pas shtrese, gjithçka që është panevojshme aty, derisa të shpëtojmë nga kjo. MEDITIMI është çelësi për hyrje në brendi.!

Vetëm atëherë kur do të arrijmë këtë, do të fillojmë të shkëlqejmë dhe të tregojmë vlerën tonë të vërtetë, si dhe në të njejtën kohë të shërbejmë si SHEMBULL INSPIRIMI, duke frymëzuar të gjithë të tjerët, që edhe ata të shpëtojnë nga këta mbështjellës apo ngarkesa.

Pra, MOS U BËNË I BURGOSUR I SË KALUARËS TËNDE. E KALUARA JOTE KA QENË VETËM NJË SHKOLLË ME PLOT MËSIME DHE JO BURG I PËRJETSHËM!

Një gjë është më se e sigurtë se, nëse vazhdon të qëndron i burgosur i së kaluarës tënde, atëherë do të jeshë edhe VIKTIMË e së ardhmes.

Sheki Useini – NATHAN

Post a comment