Blogu

Trego atë që ndjenë, sepse ndoshta mund ta humbë edhe ate që dashuron!

Njerëzit në përgjithësi, në veçanti ne meshkujt, mendojmë se është dobësi të flasësh dhe të tregosh emocionet e tua. Shumica nuk flasën për emocionet e tyre, madje edhe mendojnë se vetëm kush është i dobët e bënë këtë. Unë nuk mund të pajtohem me këtë dhe mendoj se duhet të jetë ndryshe. Natyrisht se duhet shumë vetëbesim dhe forcë shpirtërore për të qenë i gatshëm të flasësh për emocionet e tua. Për këtë padyshim nevojitet një dozë serioze e guximit. Por para së gjithash kjo nuk mund të jetë gabim.

Poashtu kurrë mos kërko falje nëse shpalos emocionet e tua, pasiqë ti në atë moment tregon se ke një Zemër të madhe. Kjo është forcë, është guxim dhe para së gjithash një virtyt i çmueshëm i Qenies tënde.

Qëndro i ndershëm dhe i sjellshëm. Sepse të jesh i ndershëm dhe i drejtë, do të thotë të jeshë i zgjuar. Ji krenarë, sepse jo secili e posedon këtë. Nuk mund të jetë secili i tillë! Të tregosh emocione është një simbol i forcës shpirtërore dhe i karakterit të bukur. Mos u turpëro për këtë, madje edhe atëherë kur papritmas të pikon ndonjë pikë loti mbi faqet e tua. As për këtë mos kërko falje, pasiqë kjo e dëshmon ndjeshmërinë tënde dhe tregon se ke  kurajo të madhe për ta treguar atë.

Nëse nuk tregon ate se çka ndjenë, ndoshta rrezikon edhe të humbë ate që dashuron!

 

Me shumë Dashuri

 

Sheki Useini – NATHAN

Mars 2019 / Zvicër

Post a comment