Unë jam Sheki Useini, qenie shpirtërore me përvojë njerëzore. Fokusi im primarë i punës dhe hulumtimeve të mia qëndron në përkushtimin me entuziazëm të plotë pas vetënjohjes, meditimit, mënyrës së funksionimit të ligjeve univerzale, vetëdijes, nëndije si dhe hulumtimit të principeve shkencore për një jetë të shëndetshme, të lumtur, paqësore dhe të suksesshme.

Periudhat e mia të suksesshme si sipërmarrës në Zvicër, si dhe trajnimet e mia profesionale në Indi, në OSHO qendrën ndërkombëtare për meditim dhe transformim, më kanë inkurrajuar që të përcaktohem me plot elan, të kontriboj për të shtuar vlera në shoqëri, si dhe të suportoj të gjithë ata që duan të dijnë më tepër për veten, rritjen dhe zhvillimin.

Sot jam mësues i çertifikuar i meditimit dhe hipnoterapisë, autorë i disa librave, ligjërues në shumë evente dhe seminare, bartës i brezit të zi në artet marciale dhe njeri i pasionuar pas leximit dhe mësimit. Kjo pregatitje sistematike e vetëvetes, më mundëson me ndërgjegje të pastërt të japë shumë nga vetvetja për të tjerët, duke ofruar mundësi dhe qartësi, për ndryshime pozitive në jetën e juaj, që me lehtësi të zbuloni potencialet dhe vlerat e shumta në vetëvete.

Suporti im bazohet në ate që ti të kupton dhe të pranon se je shumë i rëndësishëm dhe se në vete bartë një POTENCIAL marramendës, një dhuratë të çmueshme. Jeta fillon të shkëlqejë nga ai moment kur ti e kupton prezencën e kësaj dhurate, fillon ta rregullon brendinë tënde -„shtëpinë tënde“dhe i lejon kësaj energjie të manifestohet në realitetin tënd, duke i shërbyer më mirë vetes dhe gjithë njerëzimit.

Energjia e punës sime është e drejtuar që së pari secili të kuptoj se është i (e) VEÇANTË. Sepse,kur kjo kuptohet dhe pranohet si e tillë, atëherë është shumë më lehtë të realizon ëndrrat e tua, të jeton jetën që meriton, të jeshë pozitiv dhe poashtu i rrethuar me njerëz të tillë, të ndjehesh i lirë, i lumtur, i qetë, paqësorë dhe i mbushur meplot DASHURI.

Nëpërmjet meditimit ti do ta kupton se je Tempull i gjallë i Perëndisë dhe do të mëson se e vërteta jote, si „Kush je ti?; „Pse ke ardhur në këtë jetë?“; „Cili është mesazhi i jotë këtu?“, duhet ta zbulon vetë si dhe poashtu do të mësohesh të shërbehesh nga thesari që bartë në vetëvete.

Mësimet që do të merr nga unë si dhe seminaret që do të viziton, do të depërtojnë thellë në vetëdijen tënde, kështuqë me lehtësi do ta pranon veten ashtu siç je, pra origjinalitetin, pa gjykime, pa fajësime, pa krahasime, që pastaj me sukses nga brendia jote të ndriçoj ajo që është origjinale dhe e dobishme për ty.

Aftësia që të mësojmë nga burime të ndryshme të diturive na mundëson të bëhemi njerëz të arsimuar dhe të mençur, kurse gatishmëria që të mësojmë nga vetja për veten dhe nga jeta për jetën, na mundëson që ta bëjm veten SHKOLLË. Kjo ështëshkolla e PËRVOJËS, kurse dituria që lind nga përvoja është dituria e dorës parë.

Librat e mi „Kontrata me Shpirtin“ dhe „Kush je TI..? janë dy inkurrajues dhe udhërëfyes, se si mund të shërbehesh nga burimi i brendshëm, duke e ruajtur dhe zhvilluar individualitetin, që pastaj të bëhesh ajo që tanimë edhe je – mrekullia!

Pas një angazhimi afatgjatë dhe konstant, arrijta që të krijojë edhe konceptin„VETVETJA, që bazohet në tre shtylla të fuqishme: meditimi, motivimi dhe suksesi. Karakteri i këtij programi është holistik, pra gjithëpërfshirë, duke inkuadruar në vete kurse, trajnime, seminare, trajnime individuale dhe kolektive, si dhe suport shpirtërorë në rrugëtimin drejt tejkalimit të sfidave dhe arritjeve kulminante në jetë.  Suksesi i dhuron jetës një aromë të veçantë!

Ne meritojmë të kemi një jetë plot shëndet, lumturi, liri, paqë, dashuri, suksese dhe përmbushje. Sepse madhështia e jetës nuk matet me numrin e ditëve, por me çastet e bukura dhe të paharuara.

Në përgjithësi VETVETJA synon një rezultat final, që në çastet e fundit të jetës të kemi mundësi t`i pëshpërisëm vetes me plot krenari: „Jeta ime ishte një aventurë e mrekullueshme“!Kjo është buzëqeshja më e bukur e jetës!

Me siguri se tani do të lindin edhe pyetje se a je në vendin e duhur këtu te VETVETJA apo jo?

Më lejo të të bëj disa pyetje:

Nëse në jetë ballafaqohesh me të njejtat tema dhe nuk lëviz dot përpara,

Nëse nuk arrin të tejkalosh barrierat që vazhdimisht të paraqiten,

Nëse mendon se nuk ka zgjidhje për sfidat dhe situatat e tua,

Nëse mendon se nuk je i (e)aftë sa duhet,

Nëse mendon se të tjerët janë më të mirë se ty

Nëse mendon se nuk ke guxim,

Nëse mendon se njerëzit nuk të kuptojnë,

Nëse mendon se nuk mund të keshë sukses

Nëse ndjehesh i frikësuarnga e nesërmja,

Nëse frikësohesh nga vetmia,

Nëse ke konflikte të përhershme me njerëzit tjerë,

Nëse ke ëndrra të mëdhaja,

Nëse TË TJERËT të thuan se ti NUK mundesh,

atëherë këtu te unë je në vendin e duhur!

Më lejo të të them tani – MIRËSERDHE!